Dashnim Hebibi: „Të krijojmë një bankë komerciale shqiptare në Zvicër”

SYRI TV

Fotoreportazh nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore; Tre ngjarje të mëdha për 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Kur duam, mundemi dhe ia dalim! Së shpejti projektet tjera do të vijnë e që besoj shumë, se do të kemi përkrahje nga të gjithë ata që ia duan të mirën vetes, familjes, kombit dhe të ardhmes. Po e kujtoj edhe këtë fjalë të urtë: “Bashkimi është një fillim, të qëndruarit bashkë është një progres, të përparuarit së bashku është një sukses, fjalë nga Henry Ford”, na tha ndër të tjera, z.Florim Useini.

Luzern, 17 shkurt

Për një organizim madhështorë përmes pak fjalëve është e pamundur të përshkruhet. Prandaj, kësaj here, përmes këtij reportazhi, do të mundohemi ti japim lexuesit tonë detaje nga tri ngjarje për një datë të rëndësishme organizuar nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore. Koha është dinamike por do ta gjejmë lexuesin e sigurt. Tekefundit, librat dhe shkrimet shkruhen për ata që lexojnë. Duhet të mbetet e shkruar për brezat e rinjë që do të vijnë, se të parët e tyre nëpër periudha të ndryshme i shërbyen atdheut dhe i shërbejnë edhe në të ardhmen, por do të përqendrohet më shumë për brezin e ri. Në katër anët e Zvicrës dhe në të gjithë diasporën, ka pasur manifestime të shumta me programe të ndryshme, ku bashkatdhetarët tanë kanë kremtuar një datë të rëndësishme të kombit tonë, ate të pavarësisë së Kosovës, pra 16 vjet shtet, Kosova jonë. Për lirinë dhe pavarësinë e saj siç dihet kanë dhënë jetën edhe shumë dëshmorë nga diaspora dhe kontributi i mërgatës për liri ishte i madh ose arteria kryesore për ate liri dhe pavarësi që sot po e gëzojmë të gjithë. Kësaj here u ndalëm në Kriens të Luzernit, në Stadtplatz, në zemër të qytetit të bukur të Luzernit të këtij qyteti që ka shumë bashkatdhetarë të suksesshëm e veprimtarë të dalluar të çështjes kombëtare në këtë qytet ku po vepron edhe Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicren Qëndrore edhe ate nga vitit 2018. Ishim ftuar, që të marrim pjesë nga ora 13.00 dhe së bashku me z.Rafet Ademi, veprimtarë i dalluar i kauzës sonë kombëtare, themelues i disa shoqatave në Zvicër dhe njëherit kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare në Fricktal, arritëm në ora 12.30 dhe duke menduar, se do të filloj me vonesë, ashtu siç jemi mësuar shpesh të shohim. Por, këtu ishte ndryshe, përpikshmëria në nivel, një organizim për ti marë lakmi. Koktej, bashkëbisedim me të ftuarit, që vinin dhe në çdo moment vinin emra të njohur, si diplomat, shkenctarë, afaristë e artistë. Kokteji ishte shumë i mirë, sepse i jepej mundësi secilit që të njihen mes veti dhe të ndërrojnë edhe numrat e telefonit. Kjo edhe si duket ishte qëllimi i organizatorit, që të njihemi sa më shumë mes veti. Modestia dhe qëndrimi serioz dhe me buzëqeshje miqësore i z.Florim Useini, dëshmonte, se në këtë rrjet ka bashkëpunim dhe jo vetëm fjalë. Miqtë e tij, që janë në sofrën e rrjetit, bashkëbisedonin herë pas here mes veti, ku secili kryente detyrat e veta, që programi ti shkoj si duhet dhe si i ka hije. Flamuri ynë kombëtar, ai i Kosovës dhe i Zvicrës ishin së bashku në qendër të hollit. Në këto momente mu kujtuan disa fjalë të z.Useini që mi tha gjatë intervistës, ditë më parë, që ishte publikuar nëpër shumë media e deri në SHBA.

 

„Afaristët shqiptarë kanë arritur majat e suksesit dhe qëllimi është që në këto maja të ndërtojmë ura lidhëse që të bashkëpunojmë dhe njëkohësisht ti rrisin edhe ato që janë duke u ngjitur dhe ti nxisim edhe ato të tjerët që të nisin të ngjiten. Ne vlersojmë, se është themelimi i shoqëris aksionare, që të thyejmë thënjen e vjetër ,,Tre shqiptar nuk bëhen bashkë“. Pra, munden të bëhen bashkë dhe të kenë suksese“.

 

Ishte një intervistë ekskluzive dhe të parën në medie të shkruara. Pas dy ditësh, që u shpërnda kjo intervistë në medie të ndryshme të shkruara, po mbahet Konferenca Shkencore, jo në Tiranë, as në Prishtinë, por as në Shkup, por në Zvicër në qytetiin e Luzernit. Nuk është e lehtë të bashkohen nga të gjitha trevat shqiptare, shkenctarë, diplomat, afaristë, bëmirës, artistë dhe veprimtarë nga e gjithë diaspora shqiptare dhe atdheu.

 

Në ora 13.15 minuta shënoi edhe hapjen e ekspozitës për artistët: Adem Dërmaku dhe Urim Berisha

Që të dy artistët janë të njohur edhe për diasporën tonë, se edhe më herët kanë pasur ekspozita. Moderatori, z.Dan Morina, si zakonisht me fjalë origjinale të tijat me një humorë të pranuar, aty për aty, bëri prezentimin e artistëve në fjalë, nga një biografi e shkurtërt dhe për tematikat e punimeve të tyre. Musafirët, që ishin prezent i përgëzuan artistët tanë, që po veprojnë në Zvicër me punimet e tyre, që përmes ngjyrave e kanë gjuhën e tyre të veçantë artistike dhe bashkëbisedonin për punimet  e tyre dhe nuk munguan edhe foto kujtimi nga ata vetë musafirët, por edhe nga fotografi profesionist z.Rromir Imami me stafin e tij.

 

Nga organizatori e pamë, saktësinë, seriozitetin dhe profesionalizmin, detaje shumë të rëndësishme për projekte të tjera

 

Atëherë, kur shumica prej nesh ishim futur në botën artistike të punimeve, që i kishim para syve dhe na ndihmonin edhe artistët, organizatorët na njoftonin, se është koha, që të jemi në sallën e Konferencës. Kryetari, Florim Useini me stafin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore me miqësi rrinin te dera e sallës dhe na orientonin për te vendet tona, që ishin rezervuar. Në sallë, të dukej vetja, vërtet, se je në Tiranë, apo Prishtinë, ose më mirë me thënë në Prizren, në sofrën e dy qeverive shqiptare. Madhështore. Gjithçka në mënyrë profesionale. Me plot kuptimin e fjalës, sallë konferencash shkencore. Renditja, mjetet teknike e deri tek uji dhe pije tjetër energjike edhe ate nga Kosova jonë, ujë „Rugove“ dhe pije energjike „Golden Eagle“, dy stilolapsa me llogo të rrjetit, fletore shënimesh, poashtu me llogo të rrjetit dhe letra e informacionit e detajeve të rrjedhës së konferencës. Për bukuri. Një frymëzim edhe më i madh për referuesit, bashkëbiseduesit e musafirët e ftuar.

 

Sofra me flamurin kombëtar dhe qiftelia

 

Sofra, simboli i bashkimit, bashkimit të një familjeje. Flamuri kombëtar kuq e zi me shqiponjën dykrenare, flamuri i çdo shqiptari kudo që jeton dhe qiftelia, instrument i kombit tonë. Ndriçimi i sallës ishte super i mirë, kamerat e TV Syri  TV, që vepron në Solothurn të Zvicrës me editor z.Musli Sahiti e me gazetarin, z.Besim Laci, bënin intervista me të pranishmit dhe regjistronin çdo detaj. Edhe përfaqësues të radios së parë shqipe në Zvicër www.albradio.ch, radio nacionale, merrnin shënime, që edhe ata të japin kontributin e tyre. Secili musafirë kishte emrin e vet të shkruar, si për panelistët dhe musafirët e tjerë. Konferenca filloi punimet me intonimin e himnit të flamurit kombëtar.

Florim Useini, kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore i hapi punimet e Konferencës me temën: “Sfidat e kulturës së biznesit” për diasporën tonë, konkretisht në Zvicër, me urimet më të përzemërta për të gjithë të pranishmit për 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, duke përmendur sakrificën shekullore të kombit tonë deri te pavarësia. Përshëndeti dhe iu dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve në emrin e tij dhe të të gjithë kryesisë dhe dashamirësve të rrjetit me fjalë zemre.

Fjala e z.Useini ishte modeste dhe pa u zgjatur shumë, ku dëshmoi edhe kësaj here, përpikshmërin e ecurisë së kësaj konference, sepse secili panelist e kishte të caktuar kohën e referimit. Shihej nga të gjithë, se këshilli organizativ ishte përgaditur maksimalisht dhe me seriozitet të madh për këtë ngjarje.

Nuk mundem të fshehi edhe emocionet e mia të mira, vërtet për këtë ngjarje me karakter shkencor, se do ti kishin lakmi edhe institucionet tona akademike. Secilit, do ti shkonte mendja, se sa ka kushtuar? Kur e kemi parasysh, se jemi në Zvicër e kuptojmë menjëherë, se ka kushtuar shumë sigurisht, por ia vlenë për një organizim të till. Të rralla janë organizimet e këtij niveli, jo vetëm për nga organizimi, por nuk shihej edhe egoja e organizatorit, por meritat ndaheshin. Kjo është më shumë se madhështore dhe padyshim, se edhe projektet tjera do të jenë të garantuara me suksese. Aty ku ka unitet, profesionalizëm dhe jo krekosje, rezultate vijnë. Ishte parapa, që në këtë konferencë të jetë prezent edhe z.Lazim Destani, Filantrop, një personalitet i madh i kombit tonë dhe kryetar nderi i Rrjetit Global, por për arsye, që kishte ftesë nga presidentja dhe kryeministri i Kosovës në festën zyrtare në Prishtinë është dasht të jetë atje. Por, fjalën përshëndetëse e shumë të përzemërt për të pranishmit dhe këshillin organizativ e përcolli përmes, z.Granit Sokolaj i cili ishte i shoqëruar nga Era Hajdari, anëtare e bordit këshillimor.

 

Më pas me disa fjalë përshëndetëse dhe uruese, z.Rexhep Demiri, Ambasador i RMV në Bern të Zvicrës, një diplomat me plot kuptimin e fjalës, vlerësoi lart konferencën dhe njëherit uroi të gjithë për 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

 

Z.Imri Demelezi, zv.ministër i bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural të Kosovës, pasi uroi organizatorët për këtë konferencë dhe uroi të pranishmit për 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ndër të tjera ai, tha:

«Është nder i madh për mua të jem prezent në mesin tuaj. E dijmë, se mërgata ka kontribuar shumë para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë dhe sot e kësaj dite. Padyshim, se u jemi mirënjohës. Sa i përket temës së kësaj konference do të ndalem në disa pika. Investimet në industrinë agro-ushqimore, duke përfshirë pjesmarrjen në pronësitë e rrjeteve të supermarketeve është investim i rëndësishëm për mërgatën dhe vendin tonë…. Kjo do të krijonte mundësi më të lehtë dhe tjera përfitime prodhimeve tona dhe levë për ripozicionim të prodhimeve tona dhe të vetë ne, në rajon dhe Evropë“.

Është për të përshëndetur punën e madhe që po e bënë, z.Vigan Berisha, shef i misionit konsullar në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih. Modest dhe bashkëpunues me mërgatën tonë. Z.Berisha, ka disa muaj, që ka filluar punën në konsullatë, por ai, ka realizuar shumë takime me mërgimtarë të fushave të ndryshme, që veprojnë jo vetëm në Cyrih, por edhe nga kantonet tjera, gjest që po vlerësohet shumë. Ai i përshëndeti organizatorët dhe i përgëzoi për këto tre ngjarje pë nder të 16 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës. Njëherit, të gjithë të pranishmëve i uroi festën, që padyshim, se mërgata e meriton shumë, kur e dijmë, kontributin e madh, që e ka dhënë me dekada e dekada. Z.Berisha, përmendi edhe slloganin e kësaj konference: „Bashkimi, forca e suksesit“, kjo tregon më shumë se gjithçka. Të bashkuar, do të jemi më të fortë dhe të suksesshëm.

 

Z.Izmit Nura, zv.drejtor i agjensisë së mërgatës. Z.Nura pas përshëndetjeve dhe urimit për këtë ditë të shënuar, përmendi edhe luftën heroike të UÇK-së. Ai theksoi, se nuk duhet harruar dëshmorët, invalidët e luftës dhe veteranët dhe të gjithë që sakrifikuan për pavarësinë e Kosovës. Kujtoi edhe babain e tij, që dikur ishte mërgimtarë. Diaspora shqiptare ka dhënë shumë për çështjen shqiptare në përgjithësi, shtoi mes tjerash.

 

Zonja, shumë e respektuar, Shukrije Ramadani, bashkëshortja e dëshmorit të kombit, Agim Ramadani, e cila mori përshëndetje nga secili që ishte i pranishëm e cila në këtë ngjarje ishte në rolin e përfaqësueses nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Bern, pasi përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe i uroi për këtë ditë të veçant të kombit tonë, kujtoi të gjithë ata, që dhanë jetën për pavarësi dhe të gjithë ata, që sakrifikuan gjithçka, që ne të gëzojmë lirinë. Ndër të tjera, tha, se duhet të jemi shumë më të bashkuar për të mirën e çështjes kombëtare.

Musafirë special ishte, Prof.dr.Jahja Kokaj, deputet nga VV, njëherit dhe shkenctar i fizikës kuantike

 

Prof.Kokaj, mes shumë emocionesh nga gëzimi, që ka parë një organizim kaq të mirë, vlerësoi lart punën e madhe, që ka bërë Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore brenda pesë viteve sa egziston dhe u ndal në madhështinë e kësaj konference. Me fjalët më të mira të mundshme falënderoi organizatorët dhe uroi, që të gjithë, 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Mes tjerash tha: „Diaspora shqiptare e meriton dhe është ndër më meritorët për pavarësinë e Republikës së Kosovës. Kur sheh edhe biznesmenët të bashkuar, kjo jep sinjale të mira e të sigurta. Vetëm të bashkuar do ta kemi të ardhmen më të mirë. Aty ku mendohet dhe kërkohej, se do ti bënte mirë kontributi im profesional, do të jem mes jush dhe për ju. Për temën në fjalë, në ditët në vazhdim do të përcjell kumtesën time. Edhe Granit Sokolaj nga dhoma e biznesit të diasporës shqiptare, përgëzoi organizatorët dhe uroi të pranishmit për pavarësinë e Kosovës dhe u ndal me disa fjalë për kontributin e afaristëve shqiptarë nëpër botë. Kumtesa e Dr. Ardian Retkoceri u përcoll me vëmendje i cili në mënyrë profesionale paraqiti disa fjalë në lidhje me temën e sotme të kësaj konference. Pasi edhe përshëndeti si dhe uroi të gjithë të pranishmit, për hirë të respektit për kohën e caktuar të referimit, ai mes tjerash tha, se në kumtesën e tij e cila do ti dorëzohet organizatorit është e shtjelluar në përgjithësi. Tani më duhet ti përmendi edhe fjalët e mia edhe pse jam artikullshkrues i këtij reportazhi, por thënë sinqerisht, u mirëprit dhe u vlerësuar nga profesionistët e në veçanti nga shkenctari, Prof.dr.Jahja Kokaj. Pasi përshëndeta dhe urova të gjithë për 16 vjetorin e pavarësisë me një përshëndetje speciale iu drejtova, zonjës Ramadani. Më pas, po shkëpus disa fjalë nga kumtesa ime: „

Në emër të Institutit Helvetik të Studimeve për Evropën Jug-Lindore me qendrën e saj në Cyrih, kam kënaqësinë që, para këtij paneli të respektuar dhe ndjekësve të kësaj konference, në cilësinë e njohësit dhe studjuesit të çështjeve të ndërlidhura me kontributin e përgjithshëm të diasporës shqiptare nëpër vendet evropiane dhe më gjerë, të shpalos para jush një këndvështrim personal rreth rëndësisë dhe fuqisë lidhëse që përfaqëson zhvillimi i bizneseve shqiptare në hapësira gjeografike jashtë shteteve amë. Veçantia që e ka karakterizuar dhe dëshmuar diasporën shqiptare përgjatë gjithë ekzistencës së saj jashtë trungut amë, lidhet pikërisht me kontributin që ka dhënë para dhe gjatë luftës çlirimtare të Kosovës.Potenciali biznesor i diasporës shqiptare në cilindo vend jashtë trungut të shteteve amë dhe roli i saj si aktor në hapësirën ekonomike globale, përfaqëson një nivel të ri të interesit kombëtar. Rëndësia e trurit dhe talentit të përfaqësuesve të diasporës shqiptare, jo vetëm se po pranohet nga shtetet pritëse, por edhe po bëhet çdo ditë e më atraktive për kompanitë e huaja me shtrirje ndërshtetërore e tejoqeanike. Këtë potencial njerëzor kemi për obligim që ta ruajmë, kultivojmë e shfrytëzojmë, duke investuar vazhdimisht në të, në mënyrë që rrjeti i bizneseve shqiptare të jetë konkurencë serioze në tregun e Zvicrës, Evropës e më gjerë. Unë uroj sinqerisht që punimet e  kësaj konference të parë të këtij karakteri, përmes të cilës është synuar të mblidhen bashkë shumë figura të shquara e të dëshmuara në fushën e biznesit, të cilat, si pikë të përbashkët kanë kombin shqiptar, por si synim, sigurisht që kanë dhe duhen të kenë pushtimin e tregjeve vendore e të huaja, të prodhojnë ide dhe vizione të qëndrueshme drejt krijimit të një banke komerciale shqiptare këtu në Zvicër.

 

Bankë për t’a mbajtur kapitalin shqiptar në qarkullim dhe në shërbim të ngritjes e shkëlqimit të diasporës shqiptare në çdo sferë.

 

Në fund, për të mos e zgjatur më shumë, uroj që ky forum të shndërrohet në traditë të përvitshme dhe nga punimet e tij të publikohen shkrime të karakterit akademik, nga të cilat do të përfitojë, jo vetëm komuniteti shqiptar i biznesit në diasporë, por edhe më gjerë. Të nderuar miq, po e përfundoj fjalën time duke e kujtuar një mesazh me rastin e 28 Nëntorit në vitin 2021  nga Biznesmeni dhe filantropi i njohur Lazim Destani, që është në krye të listës së shqiptarëve më të suksesshëm në fushën e biznesit në arenën ndërkombëtare i cili ka thënë: “Patriotizmi sot matet me punën që bëjmë, me detyrat që jemi ngarkuar, me profesionin që ushtrojmë. Puna që bëjmë, pavarësisht profesionit, qoftë mësues apo mjek, qoftë një teknik apo inxhinier, qoftë punonjës administrate apo mjeshtër i një zanati, afarist apo i përfshirë në aktivitete shoqërore çfarëdo qofshin ato, kur gjithsecili e bën punën e vet me nder e korrektësi, me disiplinë e përkushtim, atëherë nuk ka pse mos të vijë zhvillimi ekonomik e shoqëror i vendeve tona“.

 

Më pas fjalën e mori, z.Xhelal Memeti, kryetar i Unionit të Afaristëve për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

 

Z.Memeti ndër të tjera theksoi: “ Urime për organizatorin. Përshëndetje për të gjithë dhe urime 16 vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Unë vij nga ajo etni shqiptare e cila po përjeton një situatë të vështirë, ku besoj se të gjithë e dini. E ne me disa miq, jemi munduar, që të organizohemi dhe të bëjmë ca përpjekje për të mirën e asaj treve. Kemi themeluar një union të afaristëve dhe është mirëpritur mirë si dhe sukseset tona po shihen dita ditës. Kemi organizuar disa aktivitete dhe do të vazhdojmë e dhe në të ardhmen. Presim bashkëpunim dhe përkrahje padyshim, se edhe nga shtetet tona, Shqipëria dhe Kosova, por edhe nga miqë që i kemi në diasporë. Veprimtari e njëherit afaristi, Skënderbeg Klaiqi, kryetar i Lobit Shqiptar Euro-Atlantik, pas përshëndetjeve dhe urimit për 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, kishte përgaditur një kumtesë e cila zgjoi gjithashtu interesim nga të pranishmit.

 

Para pjesës së dytë të punimit të kësaj konference u bë një pushim prej 30 minutash, ku organizatorët kishin përgaditur ushqim tradicional, ku nuk mungoi as flija, pitja dhe ëmbëlsirat, që gatuhen nga kuzhina jonë e pasur shqiptare

 

Rrjeti i Biznesit me kryetar Florim Useini, falënderoi të gjithë personalitetet, që ju përgjigjën ftesës të jenë pjesë e konferencës së parë të rrjetit me temë ,»Sfidat e kulturës së bisnesit» nën moton «Bashkimi, forca e suksesit», si, Visar Robelli, Mehdi Avdijaj, Shaqir Alushaj, Ilir Krasniqi, Rexhep Demiri, Vigan Berisha, Jahja Kokaj, Shukrije Ramadani, Dashnim Hebibi, Rromir Imami, Xhelal Memeti, Lurata Reci, Ardian Retkoceri, Musa Berisha, Naim Kurti, Sahit Muja, Naser Limani, Izmit Nura, Skënderbeg Klaiqi, Rafet Ademi, Kened Frrokaj, Sami Aliu, Vaxhid Sejdiu, Nikolin Gjeloshi, Shaqir Berbati, Mehmet Xhuka, etj.

 

Pjesa e dytë e konferencës

 

Fjala iu dha, z.Sahit Muja, afarist e veprimtar i njohur, CEO-Albanian Minerals. Pasi uroi të gjithë të pranishmit për 16 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës, tregoi ndër të tjera, se ka investuar në Shqipëri. Për 30 vjet ka jetë mërgimi në SHBA. Kujtoi, se Shqipëria dhe tokat tona shqiptare në përgjithësi kanë pasuri të mëdha, na duhet të punojmë më shumë dhe të investojmë. Të tregojmë kulturë pune evropiane dhe amerikane e rezultatet janë të sigurta.

Z.Orhan Spahiu, kryetar i kuvendit shqiptar në Zvicër, njëherit jurist dhe aktivist i respektuar, pas përshëndetjeve dhe urimit për këtë datë të shënuar historike për të gjithë shqiptarët u ndal së përmenduri, sukseset e disa afaristëve në sektorin e ndërtimit. Ai ndër të tjera përmendi, se sektori i ndërtimit është shumë i rëndësishëm në Zvicër, duke përmendur edhe shifra. Foli edhe për bashkëpunimin mes veti. Se kur bashkëpunojmë, nuk hedhim fajin njëri tjetrit, por e ndajmë së bashku. Ishte temë shumë interesante dhe besoj, se do të kemi mundësi ta lexojmë, pasi të botohet fletushka apo libri nga organizatorët. Mësuesi, Vaxhid Sejdiu, njëherit kryetar i shkollës shqipe në Zvicër, pas përshëndetjeve dhe urimit për 16 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ai dha lajmin, se sot është hapur edhe një klasë shqipe. Ai mes tjerash tha, se ka hapur 108 klasë shqiptare në 20 kantone. Në përgjithësi foli për rëndësinë e gjuhës shqipe, që fëmijët të vijojnë shkollën shqipe. Afaristi, Agron Lugina nga rrjeti i biznesit në Tirol, përshëndeti dhe uroi të pranishmit dhe organizatorin dhe tha, se duhet të bashkohemi edhe më shumë në të gjitha sferat e jetës për të pasur suksese më të qëndrueshme. Përgëzoi punën, që po bënë rrjeti i biznesve dhe bashkëpunimin. Artisti, Rromir Imami, fotograf profesionist, kontribuoi në këtë konferencë me disa fjalë shumë të mira nga fusha e tij e fotografisë e lidhur me temën në fjalë, ku përmendi edhe domethënien e fotografisë në gjuhën shqipe, që rrjedh nga gjuha latine dhe kuptimi është dritë-shkrim. Në fund të nderuar të pranishëm, do ju bëjë edhe një dritë-shkrim. Edhe z.Kujtim Dobruna pas përshëndetjeve si dhe urimeve u ndal për temën e thirrur në këtë konferencë duke shtjelluar në përgjithësi për kulturën dhe sfidat. Z. Mehdi Avdijaj, shoqëria aksionare e rrjetit –Union Invest Ag, pas përshëndetjeve u ndal së kujtuari, se në Zvicër, veprojnë, afërsisht 6.000 biznese. Mundemi të jemi më të bashkuar dhe të kemi suksese më të mëdha. Besoj shumë, se ajo ditë do të vije. Edhe z.Nikolin Gjeloshi, që kishte ardhur me dy miq të tij afarist nga Italia, përshëndeti të pranishmit dhe uroi për pavarësinë e Kosovës, njëherit ofroi si gjithmonë bashkëpunim edhe në të ardhmen.

 

Afrohej edhe fundi i kësaj konference, ku kryetari, z.Florim Useini, ia bëri me dije të gjithë të pranishmëve, edhe pse e kishin informacionin në tavolinë, që deri në fund të këtij muaji t`i dërgojnë punimet e tyre me rregullat që kërkohen dhe që janë të shënuara.

 

Falënderoi të gjithë të pranishmit dhe suksesin e ndau me miqtë e tij, që janë në rrjet dhe të gjithë ata, që janë angazhuar të organizohet konferenca. Njëherit, ia kujtoi të pranishmëve, se nga ora 19.00 do të jetë edhe programi argëtues me një program të pasur argëtues. Kryetari i rrjetit Florim Useini, kishte nderin të ndaj nga një çertifikatë për të gjithë të pranishmit për pjesmarrjen dhe kontributin e dhënë në konferencën e parë me temë: «Sfidat e kulturës së biznesit», gjithashtu u ndajtën mirënjohje edhe për artistët, që ishin pjesë e programit të manifestimit. Mirënjohje u ndanë edhe për anëtarët e rrjetit me motivacionin për kontributin e çmuar dhe mbështetjen e dhënë. Falënderoi z.Izmit Nura-zv.drejtor i agjensisë së mërgatës, që solli disa dhurata libra të Abetareve. Rrjeti i biznesit, kryetari Florim Useini falënderoi Rromir Imami, që është kujdesur gjatë gjithë ditës, që ta përshkruaj ditën nëpërmes këtyre fotove, pastaj falënderoj edhe përfaqësues të mediave, si gazetën kombëtare “Bota Sot”, open-tv.mk, ina-online.net, syri tv, albradio, Rexhep Rifati, Naser Limani dhe të gjithë mediat tjera, që i kanë dhënë e po i japin hapësirë.

Manifestimi argëtues

 

Manifestimi filloi me intonimin e flamurit të Kosovës. Kryetari i Rrjetit të Biznesve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore, z. Florim Useini e hapi programin me këto fjalë: “ Ishim të nderuar dhe i falënderojmë, që të gjithë pjesmarrsit, që erdhën të festojmë së bashku dhe poashtu edhe të programit që na nderuan, si shkenctari Jahja Kokaj dhe Ambasadori i MVP në Bern z. Rexhep Demiri, që me fjalë rasti përshëndetën të pranishmit, programin e pasuruan edhe nxënsit e shkollës shqipe në Zvicër me kordinator, Vaxhid Sejdiu, ansambli “Shqiponjat” në Luzern, këngëtarja, Gentjana Tafili, Tush Gjakova, Viktor Virusi, Kastromusik dhe moderatorin, Ramadan Morina. Në programin argëtues, morën pjesë edhe bashkatdhetarë të tjerë që jetojnë në Luzern eme rrethinë dhe nga e gjitha Zvicra. Musafirë ishte edhe kryetari i xhamisë shqiptare “Drita” në Luzern, z. Fadil Asani me bashkëpunëtorë. Me këngë e valle, përfundoi edhe programi argëtues. Me këtë u tregua, se sot ishte një ditë e gjatë, por e mbushur me aktivitete të mirëfillta e që do të kujtohen gjatë tek diaspora jonë. Respekt për z.Florim Useini dhe gjithë Rrjetin e Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore. “Kur duam, mundemi dhe ia dalim! Së shpejti projektet tjera do të vijnë e që besoj shumë, se do të kemi përkrahje nga të gjithë ata që ia duan të mirën vetes, familjes, kombit dhe të ardhmes. Po e kujtoj edhe këtë fjalë të urtë: “Bashkimi është një fillim, të qëndruarit bashkë është një progres, të përparuarit së bashku është një sukses, fjalë nga Henry Ford”, na tha ndër të tjera, z.Florim Useini. / Teksti: Dashnim HEBIBI, Foto: Rromir Imami