Shkruan: Rexhep Kastrati
1.
Publikimi i përgjimeve në rastin “Pronto” pat bërë bujë edhe për ligjshmërinë e një veprimi të tillë, edhe për përmbajtjen e tyre!
Në fakt, publikimi i përgjimeve në rastin “Pronto”, mund të jetë planifikuar, madje mund të thuhet se një portal mund të jetë themeluar pikërisht për këtë punë!
Sigurisht në këto që po them nuk kam parasysh sa ka zgjatur themelimi i portalit, pra nuk kam parasysh a ka zgjatur dy vjet apo tri, as nuk kam parasysh se grupi që është marr direkt me themelimin e portalit ka mundur të ketë qenë në koordinim të plotë me Kadri Veselin, i cili madje edhe mund t’i ketë pajisur me përgjime dhe mund të ketë siguruar leje nga gjykata për publikim, sepse këto janë dhe do të duhej të ishin çështje për hetim prokurial, por ajo që kam parasysh është çështja e reklamimit të bujshëm e publikimit të përgjimeve krahas reklamimit për fillimin e punës së portalit!
Pra, një kohë të gjatë u paralajmërua publikimi i përgjimeve si puna e parë që do ta bënte portali që do të fillonte punën! Dhe çka ndodhi? Disa personalitete të PDK-së që ishin përgjuar u mënjanuan nga strukturat e PDK-së, kurse ka pasur edhe që janë avancuar!
Pat edhe një rast gjyqësor për rastin “Pronto”, ku një ndër avoketët kryesorë ishte një nga të ashtuquajturit analistë politik, avokati i vetëquajtur lëdëkëist, Besnik R.Berisha, njeriu që një kohë ishte këshilltar i kryeministrit Mustafa!
Dhe në fund të këtij procesi dolën të gjithë të lumtur: personazhet e akuzuar, avokatit Besnik iu rrit rybja dhe fitoi besimin e kupolës për raste të tjera!
Pra, nga përgjimet dhe procesi guyqësor pat vetëm mënjanim të disa individëve nga strukturat e PDK-së dhe avancim të disa të tjerëve! Dhe get që përgiimet janë publikuar nga një portal i themeluar për të bërë publikimin e tyre, me qëllim luftën e brendshme në parti!
A ka qenë shantazh publik medial brenda PDK-së ndaj disa individëve për t’i mënjanuar, dhe a ka qenë në këtë funksion edhe procesi gjyqësor, dhe avokatia e “lëdëkëistit” Besnik?
Mund të merret si shantazh, edhe pse mënjanimi në fund mund të jetë bërë me marrëveshje!
2.
Për publikimin e përgjimeve të Mimozës nuk u paralajmërua gjatë, kurse a është themeluar një portal për të bërë publikime të tilla, nuk mund të thuhet me siguri, edhe pse si veprim, është kryer jo shumë moti!
Përgjimet, që në fillim të herës, u panë se janë punë mushku, pasi nuk kishte gjë për të qenë një skandal, sepse ishte një bisedë legjitime telefonike e dy përfaqësuesve të dy subjekteve politike, pjesë e qeverisë!
Ndërkohë, këto publikime hapën edhe çështjen se kush ka bërë përgjimet, e që u aludua në Simiqin, dhe çështjen se si ato përgjime kishin përfunduar te Berati i Bashorit, sepse në të gjitha variantet e mundshme, dilte në pah një koordinim me Simiqin!
Pos nëse përgjimet janë marrë si tabulate nga operatori telefonik!
Ndërkaq, koha kur u publikuan përgjimet, mund të jetë argument për një qëllim shantazhi: sapo u bë publik skandali me llogari të rrejshme në Serbi, por që brenda atyre llogarive mund të jenë përfshirë edhe personalitete politike, mediale, shtetërore, të sigurisë, pra të FSK-së, të AKI-së, të policisë etj.; shefi i BIA-s dhe ish-ministër i Mbrojtjes, Vulini ishte sanksionuar; Besnik Bislimi kishte arritur një marrëveshje pozitive me Laiçakun për depërshkallëzimin e situatës në veri!
Nga skandali me llofaritë e rrejshme, përkatësisht zbardhja e plotë e llogarive të rrejshme mund të dilte një skandal më shumë se rajonal që do të rrëzonte shumëkë nga pozitat që kanë dhe do të mund të trondiste themelet e shteteve të mdryshme!
Në anën tjetër, sanksionimi i Vulinit ka shqetësuar Beogradin, por edhe qendrat tjera, sepse së pari është goditja më e rëndë që Serbia ka marr pas bombardimeve të NATO-s, sepse ishte sanksionuar ushtria tjetër e Serbisë e angazhuar në kontrollin e shteteve të ndryshme, në cilësinë e politikëbërjes, opinionbërjes, dhe në destabilizimin e shteteve të caktuara në rajon, në blerjen dhe sgantazhimin e persinaliteteve botërore, dhe së dyti, ishte thyer ai besimi i Beogradit se sanksionet do të jenë veç ndaj Kosovës!
Për shkak se Serbia e ka të ndaluar operimin ushtarak ndaj shteteve të tjera, shërbimet inteligjente janë e vetmja forcë operative me të cilën janë luftuar dhe po lufrohen shtetet tjera, prandaj sanksionimi i Vulinit, ishte shënjestrim, identifikim i BIA-s si faktor destruktiv-destabilizues i Serbisë!
Heqja e iluzionit se Serbia nuk do të sanksionohej, ishte goditje psikologjike, sepse tashmë i ishte bërë e qartë se nëse nuk kryente obligimet në raport me krizën në veri të Kosovës, e që në radhë të parë lidhen me sigurinë, e në radhë të dytë me pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje, do të sanksionohej edhe ajo!
Ndërkaq, pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje pa u themeluar Asociacioni do të ishte goditje e rëndë, sepse edhe mospjesëmarrja në zgjedhjet e 23 prillit u bë për të dështuar ato dhe të krijohej një status quo pa institicione deri në themelimin e Asociacionit, e pastaj të mbahen zgjedhjet në kuadër të atij Asociacioni!
Bashkësia ndërkombërare e kishte kuptuar lojën e Beogradit, prandaj përkrahu mbajtjen e zgjedhjeve dhe njohu kryetarët!
Sigurisht kërkesa e bashkësisë ndërkombëtare që kryetarët të ushtronin funksionet e tyre në objekte alternative ishte e pritshme, për të krijuar baraspeshë në raport me Beogradin, pa humbur asgjë nga funksionaliteti dhe legaliteti i tyre, por ishte i pritshëm edhe kundërshtimi i Albinit që të ndodhte kështu, pikërisht për të mos krijuar paralelizma me strukturat e Beogradit!
PDK, ndërkaq, udhëzoi të tijët të punonin jashtë objekteve komunale, duke u ngul keq, kur në marrëveshjen e Besnik Bislimit me Laiçakun nuk është përmendur fare kjo çështjeje!
Dhe pikërisht në këto kontekste, ndodhi publikimi i përgjimeve, duke shkëputur vëmendjen e opinionit nga aferat dhe skandalet multinacionale! Rrjedha që morën zhvillimet pas publikimit të përgjimeve, qoftë protesta e OVL të UÇK-së, qoftë grushtimet në Kuvend, nxorën sërishmi PDK-në në sipërfaqe, ashtu siç nxori në sipërfaqe edhe koordinimin e korpusit medial për një manipulim të opinionit me qëllim trazimin e situatës!
3.
Arrestimi i avokatit në rastin “Pronto” dhe në rastin “Toka”, dhe njëherësh këshiltar i kryeministrit Mustafa, Besnikun e kushedi kujt, ishte sfidë për sistemin e drejtësisë, sepse ky avokat kishte arritur të thyente prokurorë dhe gjykatës në dy nga rastet e rënda: “Pronto” dhe “Toka”! Pra, bëhej fjalë për një avokat që ishte vështirë ta thyeje apo ta rrëzoje, pra edhe ta arrestoje!
Dhe arrestimi, për mua ishte një film, që zakonisht përfundon me viktimizim dhe heroizim të të arrestuarit, sesa një arrestim i mirëfilltë! Dhe ndodhi që avokati nuk pësoi gjë penalisht, por iu dha mundësia që të shpërfaq nivelin bizar kundër një prokurori, ndaj të cilit, së fundmi i shpërfaqi një narrativë të tipitshantazhues, duke i përmendur edhe rrëfenja nga kolegët prokurorë për afera seksuale!
Pra, duke thelluar narrativën agresive ndaj tij, edhe me çështje të tillë, edhe pse nëse është e vërtetë do të duhej hapur rast penal me dëshmitarë kolegët e prokurorit!
Mirëpo, avokati nuk e bën këtë, por me një narrativë bizare sikur synon ta shantazhojë jo veç atë, por gjithë prokurorët dhe gjykatësit, por edhe të tjerët që të mos guxojnë kurrë ta arrestojnë, ta gjykojnë dhe ta dënojnë, por as të mos guxojnë kurrë të marrin veprime negative, por në përputhje me ligjin, ndaj klientëve të tij!
A ka frikë avokati se prokuroria mund të ketë dosje të trasha kundër tij, e të cilat jo që mund t’ia shuajnë karrierën profesionale, por ndoshta edhe karrierën e lirisë për kohë të caktuar?
Kësaj radhe unë nuk po them gjë në këtë drejtim, pasi që po pres të flasë prokuroria, e cila nuk guxon të ndjehet e shantazhuar pavarësisht se avokati mund të përmend edhe skandale seksuale! Ndërkaq, përsëri çështje është: pse avokati u arrestua pikërisht në këtë kohë, dhe pse çështja i ishte besuar një prokurori që mund të shantazhohet?
Mos vallë gjithçka është bërë për viktimizimin dhe heroizimin e avokatit të Azem Sylës!
Interesi i kujt ka qenë farsa e arrrestimit të avokatit?
Cili ishte përfitimi nga kjo farsë?
A mos duhet ndërlidhë me një ofertë të ndërsjellë ndërmjet Sami Lushtakut dhe avokatit, sipas të cilës, Samiu e kishte ftuar avokatin në PDK, kurse avokati ia kishte kthyer se kur të bëhej kryetar i LDK-së, do ta ftonte Samiun në LDK!
Ndoshta rrëfimi rikthen sërishmi në rastin “Pronto” dhe shumë më larg! Avokati e di sa më larg mund të shkojë puna! Gjithsesi, nuk është kryer gjë!