Kjo me Mimozën që është dëgjuar deri më tash nuk ka të bëjë asgjë të kundërligjshme

SYRI TV

Shkruan: Rexhep Kastrati

Çdo veprim që prek interesat e shtetit i kryer nga kushdoqoftë është i dënueshëm moralisht, politikisht e ligjërisht!

Kjo me Mimozën që është dëgjuar deri më tash nuk ka të bëjë asgjë të kundërligjshme dhe nuk dëmton asnjë interes të vendit!

Thjesht është një bisedë telefonike ndërmjet shefes së grupit më të madh kuvendor që ka përgjegjësinë për të kontaktuar me subjekte politike të përfaqësuara në Kuvend, dhe përfaqësuesit të një subjekti politik që edhe me kushtetutë e ka të drejtën dhe detyrimin për të qenë pjesë e qeverisë së vendit! Këso biseda, jo veç telefonike ka bërë çdo shef grupi i partisë që ka drejtuar qeverinë!

PDK dhe të tjerat aq thellë kanë shkuar në koordinim me Beogradin sa prekin kufijtë e tradhtisë ndaj vendit: koordinimi për të penguar zgjedhjen e dr. Rugovës president të Kosovës! Pra, për mua nuk paraqet asgjë publikimi i një përgjimi të kundërligjshëm agjenturor për qëllime shantazhi! Dhe qëllimi, caku nuk është Mimoza, e cila ka fluturuar nga një parti në tjetrën, ndoshta misionare e Kadri Veselit, por çarja në grupin kuvendor të VV-së si mënyrë për rrëzimin e qeverisë!

E nëse kjo bisedë normale do të ishte argument për rrëzimin e një qeverie, atëherë sa ka qenë normale që me votat e listës “Srpska” të rrëzohej qeveria më 2017, e sa normale ka qenë që me votat e listës “Srpska” të ngrihej një qeveri tjetër me PDK-në, AAK-në e Nismën, me Ramushin kryeministër që deklaronte hapur miqësinë me Radoiçiqin? Pra, nuk bëhet fjalë as për Mimozën, as për Albinin, as për VV-në, por për fenomenin e shantazhimit, të kontrollit të politikës dhe shtetit nga një korpus medial agjenturor që koordinohet me Beogradin për rrëzimin e qeverive kur ato bëhen të papërshtatshme për të! Ku e ka sjell Kosovën kjo dhe ku do ta çojë ky fenomen.