Pas Enrique Iglesias dhe Ricky Martin, një tjetër emër i famshëm i muzikës do të vijë në Shqipëri këtë verë

Admin

Duket se edhe një emër tjetër do të mbajë koncert në Shqipëri dhe ai do të jetë DJ dhe producenti i njohur, Martin Garrix.

Lajmin e ka zbuluar gazetarja Iva Tico sot në një intervistë,  teksa ka dhënë këto detaje: 

“Është në Gusht(eventi), në mes të Gushtit, në 19 Gusht, është DJ Martin Garrix që është një nga DJ më të famshëm dhe të paguar në botë. Por kemi një detaj që nuk është përcaktuar prandaj nuk kanë dalë biletat në shitje, vendi i koncertit sepse janë në bisedime ndoshta për ta spostuar diku pranë bregdetit sepse do ketë dhe shumë të rinj dhe jashtëzakonisht shumë turistë që mezi po presin. Është një DJ që ka bërë muzikë me Dua Lipën, është jashtëzakonisht i njohur.”