Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shpërndarë një video në Twitter për të cilën thotë se e tregon se si janë kidnapuar tre zyrtarët policorë të Kosovës nga policia serbe.
Ai ka deklaruar se ky ishte një rrëmbim i planifikuar dhe se kjo është një vepër kriminale.
“Videoja e mëposhtme tregon se si forcat serbe, me urdhër të drejtpërdrejtë të Vuçiqit, rrëmbyen zyrtarët tanë të PK-së, thellë në territorin e Kosovës. Saktësisht 1 kilometër larg kufirit”.
“Serbia duhet të ndalojë dezinformimin dhe të lirojë oficerët tanë tani”, ka thënë Sveçla citon Klan.