Kosova shokohet nga Bjellorusia, Zvicra ndalet nga Rumania

Admin

Kombëtarja e Kosovës në futboll është shokuar nga Bjellorusia, duke humbur me rezultat 1:2, në ndeshjen kualifikuese të Euro 2024.

Dardanët e dominuan pjesën e parë, por i morën dy gola të shpejtë në atë të dytë, shkruan Syri TV.

E goli i Vedat Muriqit nga penalltia ishte i pamjaftueshëm për ekipin e Alain Giresse.

Kështu, Kosova i humbi krejt gjasat për ta siguruar kualifikimin historik në Kampionat Evropian.

Verdhekaltrit e shohin veten në vendin e parafundit në tabelë me 3 pikë, me 3 barazime e 1 humbje.

 

Ndërkohë, Zvicra u ndal ng Rumania, me të cilën barazoi 2:2 edhe pse po avanconte 2:0.

Xherdan Shaqiri e bëri një super-asistim për Helvetikët, të cilët përkundër barazimit mbesin liderë të grupit me 10 pikë nga 4 ndeshje të zhvilluara.

Ndeshjet e ardhshme kualifikuese do të luhen në muajin shtator. /Syri TV/