Para dhe në fillim të konfliktit, shumë organizata dhe grupime shqiptare që veçohen e të cilat u formuan në Zvicër për ta mbështetur luftën para se ajo të përhapej në Kosovë.
Komuniteti shqiptar në Zvicër ndihmoi për ta krijuar ndërgjegjen publike dhe në lobimin e organizatave ndërkombëtare për t’u angazhuar në konflikt e pa dyshim, secili ka kontribuar në formën e vet duke llogaritur kombin familjen dhe fuqinë që e kanë poseduar por edhe mbështetjen e fqinjëve të tyre kur dihej se çfarë agresori është përballë popullit të pa mbrojtur.
Për shembull, një grup shqiptarësh në Zvicër e formuan në vitin 1998 shoqatën «Balkan Action», e cila kishte për qëllim të ndihmonte në një luftë më të drejtë dhe të ndershme dhe ta sensibilizonte opinionin ndërkombëtar për dhunën e bërë ndaj shqiptarëve në Kosovë.
Komuniteti shqiptar në Zvicër gjithashtu kontribuoi me ndihma humanitare dhe donacione për banorët e Kosovës që kishin mbetur pa shtëpi dhe në nevojë të madhe për ushqim dhe ujë mësues e mësuese dhe të tjerë.
Mbajtja e demonstratave dhe marshimeve ishin gjithashtu një pjesë e angazhimit të tyre për ta dërguar një mesazh të qartë kundër dhunës dhe abuzimit të regjimit serb ndaj shqiptarëve prandaj, fuqizimi dhe organizimi i komunitetit tonë ishte një përpjekjeje shumëdimensionale ndërkombëtare për t’u angazhuar në konflikt dhe për t’i ndihmuar banorët e Kosovës ta fitonin lirinë dhe pavarësinë e tyre.
Zviceranët në përgjithësi kanë vlerësim pozitiv për komunitetin shqiptar në Zvicër për kontributin e tyre në shoqëri si nga organizimet e ndryshme kulturore e fetare që shndritin në sport dhe biznese të ndryshme .
Komuniteti shqiptar në Zvicër ka bërë progres në integrimin e tyre në shoqërinë zvicerane, duke marrë pjesë në punëtoritë e vendit dhe duke dhënë kontributin e tyre në fusha të ndryshme të jetës së shoqërisë në tersi.
Sidoqoftë, si në çdo komunitet tjetër, ka edhe disa vështirësi në integrimin e plotë të komunitetit shqiptar në Zvicër por, duhet llogaritur se jemi komunitet i gjithanshëm prandaj, krijimi i bizneseve dhe punësimi i fuqisë punëtore .
Vështirësitë e gjeneratave të para dhe të dyta ishte gjuha duke llogaritur se kanë ardhur vetëm për të përfituar ekonomikisht dhe të kthehen në vendlindjet e tyre.
Në vitet e 80-ta dhe të 90-ta, komuniteti shqiptar në Zvicër ishte më i vogël dhe më i paorganizuar në krahasim me ata të cilët punonin pasi që një numër ishin si refugjatë duke shkaktuar sfida të shumta për integrimin e tyre në shoqërinë zvicerane.
Duke llogaritur se numri i tyre në vitet 80 dhe 90 ta ishin shumë pa familjet e tyre në Zvicër por kishte edhe pak nga ta qe me familje dhe fëmijët e tyre ne shkolla shikoheshin pak më ndryshe ne fakt si të huaj në shoqërinë zvicerane dhe kishin më pak mundësi për shumë gjëra në jetë.
Në vitet e 2000-ta, situata u përmirësua dukshëm. Për shkak të ndryshimeve në ligje dhe politika të reja të integrimit, shqiptarët kishin më shumë mundësi për të punuar dhe për të studiuar, andaj dhe shumica e tyre integroheshin më mirë në shoqërinë zvicerane dhe organizoheshin në shoqata të ndryshme kulturore sa që edhe njiheshin mes vete si një vendtakim.