Shkruan: Fatmir Brajshori – Tushi
Një e ashtuquajtur deputete – dhe, për ta bërë edhe më keq, një “profesoreshë” – (LDK-ja, që nga themelimi, të gjithë projugosllavët i ka bërë akademikë – më saktë “kakademikë” – profesorë e deputetë), para pak kohe dha një deklaratë ku tha:
“Unë, nëse doni drejt me ju tregue, asnjë problem s’e kam me Listën Serbe! Unë luftën e kam me Albin Kurtin!”
Me një fjalë, për të Republika e Serbisë nuk është problem; ajo ka problem me institucionet e Republikës së Kosovës!
Me këtë deklaratë, po të ishte gjallë sot Mira Markoviqi – gruaja e Millosheviqit – do të ndjehej krenare! Diçka të tillë s’do ta kishte deklaruar as gjyqtarja famëkeqe serbe, Danica (mbiemrin ia kam harruar).
Të deklarosh se “Listën Serbe s’e kam problem” – do të thotë se Hykmete Bajrami nuk e ka problem që Kosova të quhet “Kosova i Metohija”.
Të deklarosh se “Listën Serbe s’e kam problem” – do të thotë se Hykmete Bajrami nuk e ka problem që gratë shqiptare u dhunuan nga paramilitarët serbë, pikërisht nga ata që sot përfaqësohen përmes Listës Serbe.
Të deklarosh se “Listën Serbe s’e kam problem” – do të thotë se Hykmete Bajrami nuk e ka problem që janë vrarë policët e Kosovës, Enver Zymberi e Afrim Bunjaku.
Të deklarosh se “Listën Serbe s’e kam problem” – do të thotë se, meqë nuk e ka problem as Milan Radoiçiqin, Hykmete Bajrami e ka problem pse Radoiçiqi e shokët e tij nuk kanë vrarë më shumë shqiptarë në Gjakovë!
Të deklarosh se “Listën Serbe s’e kam problem” – do të thotë se për Hykmete Bajramin nuk janë problem masakrat e Reçakut, Poklekut, Mejës, Krushës, Prekazit, Qyshkut, Lubeniqit…
Të deklarosh se “Listën Serbe s’e kam problem” – do të thotë se për të është problem burgosja e Millosheviqit, dënimi i Sheshelit, apo vrasja e Arkanit…
Të deklarosh se “Listën Serbe s’e kam problem” – do të thotë se Hykmete Bajrami nuk e ka problem që u vranë Jasharajt e Prekazit, por e ka problem pse disa prej tyre shpëtuan dhe s’u vranë të gjithë!
Të deklarosh se “Listën Serbe s’e kam problem” – do të thotë se Hykmete Bajrami nuk e ka problem nëse Lista Serbe e kthen Kosovën nën Serbi.
Të deklarosh se “Listën Serbe s’e kam problem” – do të thotë se Hykmete Bajrami s’e ka asnjë problem që ushtria serbe të kthehet sërish në Kosovë!
Ka edhe shumë të tjera që mund të përmenden.
Por ajo që bie në sy është mungesa e çdo reagimi nga LDK-ja – asnjë distancim, asnjë sqarim – sikur kjo parti të dëshirojë të dëshmojë se, ashtu si në fillimet e saj, edhe sot mbetet besnike ndaj programit të vet projugosllav.
Më habit fakti që strukturat drejtuese të universitetit nuk reaguan ndaj një punëtoreje të tyre, e cila publikisht deklaron se s’e ka problem subjektin politik serb që s’e pranon shtetin e Kosovës, por ka problem me Republikën e Kosovës që nuk i lejon Listës Serbe të atakojë institucionet e vendit!
Më habit po ashtu që asnjë lëvizje studentore (nëse ende ekziston ndonjë) nuk organizoi asnjë protestë kundër mësimdhënëses Hykmete Bajrami, për të kërkuar largimin e saj nga universiteti.
Nuk di ç’të shtoj më shumë, përveç këtij urimi:
“Hykmete Bajrami, paç fatin e Ali Shukrisë e Rrahman Morinës!”