Ka përfunduar protesta e OVL’së së UÇK’së në Strasburg të Francës, e cila filloi në ora 13:00.
Kjo protestë është organizuar për të treguar mbështetje për ish krerët e UÇK’së që po mbahen në Hagë dhe për të kërkuar drejtësi për ta.
Organizata e Veteranëve ka njoftuar se i kanë dërguar letra të gjithë anëtarëve të Asamblesë së Këshillit të Evropës ku kanë ngritur shqetësimet e tyre në lidhje me procesin në Hagë.
OVL-UÇK, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në protestën e organizuar në Strasburg.
Protesta ka qenë në mbrojtje të luftës çlirimtare, pasi ish-krerët e luftës po mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale.
“Të dashur pjesëmarrës të protestës sonë, ju faleminderit që sot ishit pjesë e këtij organizimi në mbrojtje të së vërtetës së luftës tonë çlirimtare.
Faleminderit edhe atyre që nuk patën mundësi të jenë fizikisht këtu, por na përkrahën me zemër. Rroftë UÇK-ja”, thuhet në njoftim.
Protesta të tilla janë mbajtur edhe në Prishtinë, Tiranë e Hagë.