Rrenat të disa mediumeve dhe gazetarëve sot bëhet lajm shumë aktual sa që besimi humbet si në popull dhe institucione…

SYRI TV

Gazetari dhe moderatori Besim Laçi, njëkohësisht kontribuues për çështjet shqiptare në Zvicër, ka reaguar në profilin e tij privat në Facebook lidhur me shpërndarjen e lajmeve të rreme në disa portale dhe televizione në vendet e banuara shqiptare si Shqipëri, Kosovë….

Ky tekst është një reflektim i fortë mbi fenomenin e rrenave dhe mungesën e profesionalizmit në shumë vende të mediave nga gazetarët dhe vet mediumet publike.

Laci sjell shembuj konkretë të lajmeve të pavërteta të publikuara, duke theksuar se mungesa e profesionalizmit është tradhti ndaj popullit në përgjithësi.

Me sa vetëdije mediumi apo gazetari merr lajme nga rrjetet sociale pa e hulumtuar një lajm të saktë dhe e publikon si lajm të një mediumi apo qoftë gazetar i pavarur.

Si mundet dhe ku është përgjegjësia e tyre të publikojnë lajme të njëanshme qoftë të një subjekti politik apo të një biznesi në rritje apo eliminimi i konkurrencës apo edhe uljen e imazhit të një individi cili do qoftë ai.

Ai përdor ironinë e emrit të tij për të nxjerrë kontrastin mes të vërtetës dhe mashtrimit.

Përgjegjësinë këtu e ka edhe AGK në këtë rast në Kosovë dhe institucionet e shtetit sidomos ndaj mediave që i lënë dezinformimet të grumbullohen dhe nuk dinë pastaj kah të ja nisin.

Si munden në një medium të japë hapsirën që dikush ( qëpaguan ) të flet vetëm për inat të tjetrit dhe duke tubuar disa edhe disa të tjerë kinse analistë e të cilët aspak nuk i përkasin asaj lëmie dhe bëjnë muhabet të kafeneve dhe pa përgjegjësi shpifin ndaj individëve pa fakte.

> “Profesionalizmi nuk është luks e lajthitje por është detyrim.

> Besimi ndaj mediumit nuk është opsion por është themel.

> Dhe ironikisht… edhe unë quhem Besim por me besë dhe në rolin e të së vërtetës si ndaj popullit njëjtë por edhe ndaj institucioneve.

Këtu, ‘besimi’ është fjala më e keqkuptuar, më e keqpërdorur dhe më e humbur e mos të themi e zhdukur.

Nëse ndonjëherë më kërkoni, atëherë në fund të lajmit të saktë pa anime por me plotë përgjegjësi dhe me burime të sakta gjeni emrin tim bash aty ku Besimi nuk është vetëm emër.”

Ky editorial është një thirrje për transparencë dhe guxim, duke e vendosur publikun në qendër dhe duke e kujtuar lexuesin dhe shikuesin, se pa të vërtetën nuk ka besim.

👉 Lexoni më poshtë reagimin e plotë të tij.

https://www.facebook.com/share/p/1K6KRsn6SJ/