Prishtina është gati të bëhet skena e një ndeshjeje të tensionuar, teksa kombëtarja e Kosovës përballet me Zvicrën në kualifikimet për Botërorin 2026. Ndeshja fillon në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku pritet një atmosferë elektrizuese për tifozët dardanë.
Pavarësisht reshjeve të dendura që po bien në qyteti, stadiumi duket gati për pritjen e lojtarëve dhe tifozëve.
Kosova hyn në këtë duel me 10 pikë në grupin K, duke synuar të sfidojë liderin Zvicër me 13 pikë.
Një fitore sonte mund të afrojë më shumë shanset për kualifikim direkt, edhe pse statistikat matematikore e bëjnë këtë sfidë të vështirë.
Trajneri Franco Foda ka theksuar rëndësinë e formës së lojtarëve kryesorë, duke shpresuar që atmosfera dhe mbështetja e tifozëve të bëjnë diferencën sonte.