Komuniteti shqiptar, pasuri e Zvicrës

Admin

Komuniteti shqiptar në Zvicër është një nga komunitetet më të mëdha të popullsisë së huaj në vend.

Numri i shqiptarëve në Zvicër kalon mbi 200.000 dhe këta numra janë duke u rritur çdo ditë e më shumë sepse Zvicra është një nga shtetet më të preferuara të emigrantëve shqiptarë.

Në përgjithësi, komuniteti shqiptar është i përbërë nga familje që jetojnë ndershëm në vende të ndryshme të Zvicrës dhe të lidhura nga gjuha dhe kultura e tyre e përbashkët.

Shumica e shqiptarëve në Zvicër vijnë prej Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Luginës të cilët janë të njohur për punën e tyre të vazhdueshme me përkushtim dhe kontributet e tyre në shoqëri gjithandej.

Komuniteti shqiptar në Zvicër është pothuaj se në çdo fshat dhe qytet dhe janë të përqendruar në ruajtjen e kulturës dhe traditave shqiptare, ndërsa e përkrahin dhe bashkëpunojnë me njëri-tjetrën për t’i përmbushur qëllimet e tyre prej nga edhe kanë ardhur.

Shqiptarët në Zvicër gjithashtu janë të lidhur me organizata dhe klube të ndryshme të shqiptarëve, për të organizuar evenimente kulturore dhe sociale, për të bërë lobim politik për kauzat që kanë rëndësi për ta, si dhe për ta ndihmuar njëri-tjetrin në situata të ndryshme.

Komuniteti shqiptar në Zvicër është i pasur me një histori të fortë dhe një kulturë të rëndësishme dhe shquhet për ndihmën dhe bashkëpunimin me të gjitha komunitetet por në veçanti zemra rrahë për atdheun.