I biri i legjendës rumune kërkon fitore ndaj Zvicrës dhe ndaj Kosovës

Admin

Ianis Hagi është i biri i legjendës rumune, Gheorghe Hagi.

 

Mesfushori rumun po i pret me padurim dy ndeshjet e muajit qershor kundër Kosovës dhe Zvicrës, të vlefshme për eliminatoret e Euro 2024.

 

Futbollisti i Glasgow Rangers shpreson që të ftohet nga Kombëtarja për ndeshjen e 16 qershorit me “Dardanët” në Prishtinë dhe kundër Zvicrës më 19 të muajit të ardhshëm në shtetin helvetik.

 

Ai ndërkohë i kërkon 6 pikë në dy ndeshjet e ardhshme të Grupit I, ndërsa Rumania e ka nisur mjaft mirë këtë fazë eliminatore me 6 pikë nga po aq të mundshme.

 

“I kemi dy ndeshje, me Kosovën dhe me Zvicrën, mendoj se krejt vendi ynë duhet të koncentrohet në dy ndeshjet e radhës. Jemi në një pozitë të favorshme, i kemi marrë gjashtë pikë nga gjashtë të mundshme. Për momentin jemi në krye, duhet t’i fitojmë ndeshjet dhe kjo mjafton. Planet e mia janë që të përfshihem në skuadrën kombëtare. Gjëja më e rëndësishme është që t’i marrim gjashtë pikë në qershor”, deklaroi Hagi junior për mediumin rumun “Digi Sport”.

 

Kosova ndërkohë do ta kërkojë fitoren e parë të këtyre kualifikimeve pikërisht kundër Rumanisë, ndërsa Zvicra po ashtu i do tri pikë ndaj rumunëve, të cilët për momentin i ka rivalë kryesorë për kreun e tabelës në grup.