Berisha: Rama në Kosovë si misionar i Beogradit për ta rrëzuar Qeverinë Kurti

SYRI TV

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, ka folur për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Kosovë.

Berisha ka thënë se Rama në Kosovë ka ardhur si misionar i Beogradit për ta rrëzuar qeverinë e Albin Kurtit, në mënyrë që të shtyj përpara procesin e “Ballkanit të Hapur”, transmeton Zeri.info.

“Te dashur miq, pas samitit antishqiptar dhe antieuropian te Ohrit ku presidenti i sebomadhise Aleksander Vuçiç me urdher te Putinit mblodhi vasalet e tij te Tiranes dhe Shkupit per avancimin e Ballkanit serbo-rus ne kundervenie te hapur te procesit te Berlinit duket se Edi Rama ka marre detyra te reja nga Beogradi”.

“Konkretisht duket se Edi Rames i eshte ngarkuar detyra ne nje akt te ri antishqiptar te punoje ngushte me albanofobe e serbofile ne Kosove per rrezimin e qeverise Kurti, qeveri e cila me qendrimet konsguente kunder projektit ruso -serb te Ballkanit te Hapur mbrojti dhe po mbron me konseguence interesat e kombit shqiptar por edhe te Bashkimit Europian dhe NATO-s ne rajon”, ka shkruar Berisha në facebook.

Ai ka thënë se duhet dënuar qëllimi antishqiptar i Ramës.

“Me kete rast duke denuar me ashpersine me te madhe misionin e ri antishqiptar te Edi Rames te ngarkuar nga Beograd, paraljameroj vasalin e mjere te serbomadhit Vuçiç te heqi dore nga skenaret e Beogradit kunder qeverise se Kosoves pasi ne te kundert do marri ndeshkimin e merituar nga mbare kombi shqiptar”, shkruar Berisha.