Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, si dhe Ismet Haxha, Rrusten Rukolli, Rexhep Xhota, Fatmir Mjaku, Skender Tahiri, Bajram Dibrani e Sheremet Jashari janë paraqitur në Gjykatë në rastin ku ata akuzohen për veprën penale për krim të organizuar e frikësim të dy dëshmitarëve të mbrojtur në rastin “Drenica 1”.
Lashtaku në seancën e së premtes është deklaruar se do të mbrohet në heshtje.
Avokati i Lushtakut , Artan Çerkini ka thënë se pasi është konsultuar me klientin e tij dhe janë pajtuar që ai të mbrohet në heshtje.
“Ai është pajtuar me sugjerimin tim që mos ta japë mbrojtjen fate, pasi që provat e prezantuara në shqyrtimin gjyqësor nuk ka dal asnjë fakt inkriminues kundër tij , prandaj edhe konsideron se nuk ka pse ta japë mbrojtjen dhe shfrytëzon të drejtën e tij të mbrohet në heshtje”, është shprehur Çerkini.
Edhe Rukolli, Mjaku e Tahiri janë mbrojtur në heshtje.
Ndërsa Rexhep Xhota ka thënë se e ka lexuar aktakuzën dhe se nuk qëndrojnë ato që janë shkruar në aktakuze.