Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër nesër Bajrami i Fitrit publikohet urimi zyrtar për besimtarët

Syri

KMSHZ publikon urimin zyrtar për besimtarët me rastin e Bajramit të Fitrit

Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër ka publikuar urimin e tij zyrtar për festën e Bajramit të Fitrit, duke njoftuar gjithashtu se dita e parë e Bajramit është nesër, e premte, 20 mars 2026. Më poshtë sjellim urimin e plotë të kryetarit të KMSHZ-së, Mehas Alija.

*Urimi me rastin e Bajramit të Fitrit

Në emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit.

Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë besimtarët dhe besimtaret që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër se dita e parë e Bajramit të Fitrit është nesër, e premte, 20 mars 2026.

Të nderuar vëllezër dhe motra,

Pas muajit të bekuar të Ramazanit, me zemra të mbushura me falënderim dhe gëzim, festojmë ardhjen e Bajramit të Fitrit. Ky muaj na mësoi rëndësinë e vetëkontrollit, shpërndarjen e mirëqenies dhe na afroi më shumë me Zotin, me familjen dhe me komunitetin.

Lutemi që Allahu të pranojë agjërimin, namazet, zekatin, sadekatul-fitrin dhe çdo vepër të mirë që kemi bërë gjatë këtij muaji. Le t’i mbajmë gjallë mësimet e Ramazanit, që të bëhemi njerëz më të mirë, më të drejtë dhe më të dobishëm për shoqërinë.

Festa e Bajramit vjen në një kohë të vështirë për botën, ku shumë njerëz të pafajshëm vuajnë. Le të jemi të hapur për ata që kanë nevojë, të shpërndajmë paqe dhe mirësi, duke ruajtur bashkimin dhe respektin mes nesh.

Në emër të Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, ju urojmë një Bajram të bekuar, plot paqe, dashuri dhe forcë në bashkimin tonë.

Me fat juve dhe familjeve tuaja festa e Bajramit të Fitrit

Me respekt

Mehas Alija

Kryetar i KMSHZ-së*