Agim Ademi merr mbështetjen e plotë për rizgjedhjen e tij kryetar të FFK nga Feti Demoli kryetar i UKSHFZ dhe kryesia e sajë

SYRI TV

Me 5 shkurt 2026 delegatët e Federatës të Futbollit të Kosovës në kuvendin e ri zgjedhor sipas rregullores dhe statutit te sajë, do të zhvillojnë mbledhjen vendimmarrëse për kryetar dhe kryesisë së re.

Për kryetar të FFK në listë është kryetari aktual z. Agim Ademi për të cilin ndajnë mendimin pozitiv si njeri me plotë virtyte njerëzore dhe sukseseve të mëdha në arenën ndërkombëtare dhe organizimin dhe avancimin e klubeve aktuale ne vend.

Kryetari i UKSHFZ z. Feti Demoli pas konsultimeve me kryesinë e ngushtë tha se Kosova ka avancuar aq shpejtë me kombëtaren në vitet e fundit dhe sukseset duhet të merren parasysh për kryetarin Aktual z. Agim Ademi të cilit i japim mbështetjen e plotë për rizgjedhjen e tije edhe për një mandat kryetar të FFK.

Për të gjithë ata në Kosovë dhe jashtë sajë duhet të informohen edhe më shumë për Agim Ademin dhe kryesinë e FFK. Është mirë që të shohin punën dhe angazhimin që kanë  bërë në këto vite të cilët duhet të jenë shembull për të gjithë në vend si duhet të veprohet për unifikimin dhe përafrimin e shqiptarëve të mërgatës me vendlindjen e në veçanti futbollistët  dhe klubet të futbollit në Kosovë edhe jashtë sajë.

  1. Demoli foli për programin e FFK dhe kryetarit Agim Ademi që është në zhvillim e sipër për mbështetjen e UKSHFZ dhe 29 klubeve aktuale e në veçanti zbulimin e talentëve futbollist të ri në Zvicër që në një të ardhme të mbrojnë ngjyrat e futbollit të kombëtares tonë.

Edhe kryesia e UKSHFZ e mbështet kandidaturën vlerëson lartë angazhimin dhe kontributin që FFK dhe kryetari Agim Ademi i kanë dhënë kombëtares së vendit e që sot, flitet dhe shkruhet me shumë admirim nga mediumet dhe gazetat prestigjioze botërore.

Suksese FFK dhe kryetar Agim Ademi!