Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, z. Lulzim Latifi, mori pjesë në pritjen tradicionale të Vitit të Ri për trupin diplomatik të akredituar në Bernë, organizuar nga Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin.

Gjatë takimit, Ambasadori Latifi e falënderoi Presidentin Parmelin për miratimin e fundit të Marrëveshjes së EFTA‑s nga Këshilli Kombëtar, duke e vlerësuar këtë hap si një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare ndërmjet Kosovës dhe vendeve anëtare të EFTA‑s.
Ambasadori i përcolli gjithashtu Presidentit Parmelin urimet më të mira për vitin 2026, duke theksuar gatishmërinë e Kosovës për të thelluar bashkëpunimin bilateral me Zvicrën në fusha me interes të ndërsjellë.
Lajmi është shpërndarë nga Ambasada e Kosovës në Bern, e cila publikoi edhe dy fotografi nga pritja zyrtare.