Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha mirëpritet nga Nënkolonel Daniel Stein në Selinë Qendrore të Policisë së Cyrihut

SYRI TV

Fillim viti vazhdon me detyrat e ngarkuara në përafrimin institucional nga Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha i cili pati nderin e veçantë të mirëpritej në Selinë Qendrore të Policisë së Cyrihut (Amtshaus I) nga Nënkolonel Daniel Stein, Shef i Departamentit të Operacioneve dhe Zëvendëskomandant i Parë i Policisë së Qytetit të Cyrihut.

Gjatë takimit, u shpreh falënderimi për bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë vitit të kaluar, dhe u diskutuan çështje me interes të përbashkët, si dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit institucional, në frymën e marrëdhënieve shumë të mira ndërmjet institucioneve tona.