MANIPULIMI I RADHËS NGA „ GRUPI I STANISHIQIT!“

SYRI TV
Fatmir Brajshori-Tushi
—————————-
Nëse opozita dëshiron me reflektuar dhe të fitoj besimin e qytetarëve, duhet të distancohet nga „ mediat e Sputnikut“ të cilave u intereson të arsyetojn pagat që marrin nga „ Sputniku“ me seli në Nish, dhe kurrsesi opozita politike e Kosovës, e cila më së shumti, po dëmtohet nga manipulimet që po i bëhen opinionit, nga „ grupi i Stanishiqit“. Grup i cili ditën duket që është më afër PDK- LDK dhe natën po i gropos këto dy subjekte politike…
Nuk ka pas kurrfarë takimi sekret në Solothurn në mes Bislimit dhe Gjuriq dhe këtë gjë nuk e thotë as gazeta zvicerane NZZ ( Neue Zürcher Zeitung = Gazeta e Re e Cyrihut)…
Tekstin e NZZ e përktheva të tërin dhe mund ta lexoni dhe vet pastaj krijoni opinionet e juaja.
Ky është TEKSTI:
Përfaqësues të BE-së dhe të shteteve të rëndësishme të Bashkimit Evropian janë të përfshirë. Italia, që nga viti i kaluar, merr përsipër rreth 20 për qind të kostove. Roma është historikisht e lidhur ngushtë me rajonin.
Zvicra i organizon këto bisedime prej më shumë se njëmbëdhjetë vjetësh. Qëllimi kurrë nuk ka qenë përmbyllja e një marrëveshjeje të madhe paqeje. Por dialogu diskret ndihmoi në ndërtimin e besimit. Politikanët pjesëmarrës kuptojnë se çfarë mendon pala tjetër. Ata njihen mes vete dhe i kanë numrat e telefonit të njëri-tjetrit. Kjo ndihmon që, në faza kritike, të bëhet de-eskalimi i situatës.
Por a mjafton kjo pas gati një dekade? Pengesat që duhet të kapërcehen për të normalizuar marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës janë të mëdha, thotë Salvisberg. “Është e qartë se kjo kërkon shumë durim.”
Pavarësisht konflikteve të pazgjidhura, në Ballkanin Perëndimor ka edhe zhvillime pozitive. Kroacia e përshtati politikën e saj nacionaliste për t’u bërë anëtare e BE-së në vitin 2013. Arrestimi i ish-gjeneralit Ante Gotovina në fund të vitit 2005 hapi rrugën për negociatat e anëtarësimit. Që atëherë, megjithatë, procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian ka ngecur. Çështjet e hapura kufitare mes Serbisë dhe Kosovës janë vetëm një nga pengesat për anëtarësim në BE. Të paktën, Zvicra jep një kontribut të vogël në Solothurn, që konflikti të mos dalë jashtë kontrollit.