Tragjedia në resortin e skive në Zvicër/ Flasin dëshmitarët: Zjarri nisi nga fishekzjarret e vendosura te shampanja, kamarieret…

SYRI TV

Dhjetëra njerëz kanë mbetur të vdekur dhe rreth 100 të tjerë të plagosur në një zjarr në një festë të Vitit të Ri në një vendpushim skish zviceran, në një nga vendet më ekskluzive të Zvicrës, Crans-Montana.

Zyrtarët po e trajtojnë tragjedinë si pasojë e një zjarri, jo si sulm terrorist, tha një prokuror, duke shtuar se do të duhet kohë për të përcaktuar shkakun.

CNN raporton se sipas dy dëshmitarëve, zjarri vdekjeprurës në Crans-Montana u shkaktua nga fishekzjarrët e vendosur në shishet e shampanjave.

Kishte kamariere që mbanin shishe shampanje me fishekzjarrë mbi to, dhe i çuan ato afër tavanit, gjë që bëri që ai të merrte flakë”, tha një dëshmitar.

“Një kamariere qëndronte mbi supet e një kamariereje tjetër, dhe shishja dhe flakët ishin vetëm disa centimetra larg tavanit”, shtoi dëshmitari tjetër.

«Sapo tavani u përfshi nga flakët, brenda rreth dhjetë sekondash i gjithë klubi i natës u përfshi nga flakët”, tha dëshmitari i parë. “Ne të gjithë vrapuam jashtë duke bërtitur dhe kur u kthyem, kishte flakë”.

Të dy dëshmitarët i thanë rrjetit francez BFMTV se brenda lokalit ndodheshin të paktën 200 persona.