Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Prof.
Nexhat Daci, ish-Kryetar i Parlamentit, me të cilin kem pasur raporte të veçanta njerëzore dhe bashkëpunimi.

Prof. Daci ishte faktor numër një në ndërtimin e bashkëpunimit dhe unitetit politik, duke dhënë një kontribut të çmuar me urtësi, maturi dhe vizion në momente kyçe për vendin.
Takimet dhe momentet e veçanta që kemi pasur mbeten kujtime të paharruara, ku gjithmonë spikaste përkushtimi i tij për dialog, mirëkuptim dhe interesin e përgjithshëm kombëtar.
Ngushëllimet më të sinqerta i shpreh bashkëshortes së tij, znj. Zeneta Daci, familjes Daci dhe gjithë familjarëve, duke u dëshiruar forcë dhe durim për ta përballuar këtë humbje të madhe.
Kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten të gjalla ndër ne.
U prehsh në paqe në tokën e Dardanisë antike, Prof.
Musa Sylejmani