Mbrëmë në Oerlikon, nën patronazhin e Shefit të Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, në bashkëpunim me Shoqatën “Parandalo”, u shënua Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, me qëllim të theksimit të rëndësisë së respektimit, promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut.
Manifestimi u nderua me praninë e:
Z. Islam Alijaj, Deputet i Parlamentit të Konfederatës së Zvicerane,
Znj. Valdete Hoti, Kryetare e Shoqatës Parandalo,

Z. Orhan Spahiu, Kryetar i Organizatës Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës.
Z. Ekrem Hasani, donator i ashensorit per personat me aftësi të veçanta në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih.
Programi përfshiu edhe interpretime muzikore nga Znj. Flutura Bytyqi, të cilat i dhanë manifestimit një dimension të veçantë artistik dhe emocional.
Aktiviteti mblodhi përfaqësues të institucioneve, shoqatave, ansambleve, mediave, artist, shkrimtar, mjeke, shkenctar, ndërmarrës, pjesëtar të mërgatës shqiptare etj. Manifestimi shërbeu si një platformë për shkëmbim mendimesh, dialog dhe ndërgjegjësim mbi vlerat e barazisë, dinjitetit njerëzor, drejtësisë dhe solidaritetit.

Ky aktivitet theksoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët në ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe gjithëpërfshirëse, ku të drejtat e njeriut respektohen dhe mbrohen pa diskriminim.