Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi, realizoi dje një takim të frytshëm në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih me të rinjtë dhe studentët tanë Cyrih.

SYRI TV
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi, realizoi dje një takim të frytshëm në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih me të rinjtë dhe studentët tanë Cyrih.
Gjatë bashkëbisedimit, u trajtuan programet dhe iniciativat institucionale të dedikuara fuqizimit të rinisë, mundësitë për përfshirjen e tyre në procese shtetërore, si dhe format e avancuara të bashkëpunimit me mërgatën studentore.
Takimi u karakterizua nga një shkëmbim i hapur dhe konstruktiv idesh, të cilat përbëjnë shtysë të rëndësishme për zhvillimin e mëtejmë të politikave që synojnë rritjen e rolit të të rinjve të mërgatës në diplomacinë publike dhe në përfaqësimin e Republikës së Kosovës.
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, mbetet e përkushtuar në mbështetjen e studentëve tanë dhe në krijimin e hapësirave të reja për bashkëpunim.