Nga Salih Sefa
04.12.2025
CH
Ka disa vite në Kosovë po vërehet një degradim i ndjeshëm i mënyrës së komunikimit publik. Ajo që duhej të ishte debat,e me kufij të qartë etik dhe moral, sot po transformohet në një arenë sharjesh, nënçmimesh, urrejtjesh dhe sulmesh personale. Gjuha ofenduese, shpifëse dhe jofaktike është shndërruar pothuajse në mjet të zakonshëm të luftës politike e që ka filluar të përhapet, të injektohet e të përdoret kundër çdo qytetari, intelektuali, gazetari apo individi që guxon të ketë një mendim ndryshe.!
Ky fenomen nuk është thjesht një problem etik,është një kërcënim i drejtpërdrejtë për demokracinë, për paqen shoqërore dhe për të ardhmen e vendit.
-Në vitet e fundit, elita politike ,në vend se të ndërtojë kulturën e debatit ,shumë shpesh ka marrë rolin e promotoreve të një gjuhe agresive e polarizuese pa menduar fare pasojat!
Kjo gjuhë e keqperdorur dhe keq interpretuar jep një mesazh të rrezikshëm: nëse nuk je me mua, je me armikun!
-Logjika dypërçarëse shkatërron mundësinë e dialogut, e bën të pamundur kompromisin, dhe prodhon një shoqëri të ndarë në “të mirë” dhe “të këqij”, në “tanët” dhe “atyre”.
-Ajo ul nivelin e debatit publik duke e zhvendosur vëmendjen nga dështimet në kritika për secilin!
-Kur funksionon shteti, politika flet me argumente. -Kur institucionet dështojnë, gjuha bëhet armë. Sulmet personale, fyerjet dhe shpifjet pa zgjedhur mjete,janë simptomë e një sistemi jo funksional të sistemit juridik!
-Përdorimi i gjuhës së rëndë nuk është shenjë kulture e as force: është shenjë mungese vizioni, si dhe shenjë mungese të sigurisë dhe paaftësisë për të udhëhequr. Kjo tregon se politika, në vend të ofertës, po zgjedh kundërvënien,në vend të përgjegjësisë, po zgjedh akuzën,në vend të kulturës së shtetndërtimit, po kultivon kulturën e përçarjes dhe rrënimit!
-Gjuha e disa udhëheqësve partiak formëson sjelljen e shoqërisë. Kur sulmet normalizohen në Kuvend, gjuha e urrejtjes normalizohet edhe në institucione,në rrjete sociale, në media, në familje, madje edhe në shkolla.
-Rritja e urrejtjes dhe pëdorimi i gjuhës përçarëse e denigruese madje edhe fashiste mes grupeve të ndryshme në shoqërinë tonë, na qon deri në rrezikim të sigurisë nacionale!
Andaj:
-Nëse vazhdohet kështu, pasojat do të jenë shumë më të thella: polarizim i pakthyeshëm, mungesa e bashkëpunimit institucional, mosbesimi i ndërsjellë do na sjellin në kthim mrapa dhe do të përseritet bllokada të cilën nuk e deshiron më asnjë qytetarë i Republikës!
-Secili qytetarë që i deshiron më të mirën këti vendi, kërkon kthesë të qartë për vetëdijësim, një rikthim të argumentit,te respektit,te fakti dhe te përgjegjësia.
-Kërkohet me urgjencë përgjegjësi politike, ku liderët,subjektet dhe individët të distancohen nga gjuha denigruese pa marrë parasysh nga kush dhe nga cili taborr vie,#qoft edhe nga i „forti“.
-Të ngritet niveli në media profesionale, të funksionoj gazetaria hulumtuse ,te kërkohen hulumtime faktike e jo hulumtime për krijimin e konflikteve artificiale dhe për interesin e klikimeve!
-Kërkesë për shoqëritë civile që të jenë më aktive,në reagimin e menjëhershëm ndaj gjuhës së urrejtjes !
-Nuk është e tepërt të thuhet se gjuha që përdorim sot,do të jetë realiteti në të cilin do të jetojmë nesër.
-Nëse kultivojmë përçarje, nesër do të kemi shoqëri të copëtuar e të rrezikuar!
-Thirrje për të gjithë, që të reflektojnë me një kërkimfalje nga të gjithë akterët e përfshirë në këtë karambollazhë tmerruese sepse:
-Vetëm, dhe vetëm kështu mund të ndërtohet një hapësirë publike ku debati është pasuri e jo armë.
-Vetëm kështu ndërtohet ky vend i ujitur me gjak e të cilin e duam të gjithë bashk!