Përçarje në LDK: Abdixhiku vendos Kica-Xhelilin numër 3 në listë, Hykmete Bajramin e vendos numër 6-të

SYRI TV
Burime të Gazeta Momenti, brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës raportojnë për pakënaqësi dhe tensione të reja në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, pas vendimit të kryetarit Lumir Abdixhiku për renditjen e kandidatëve në listën zgjedhore.
Sipas këtyre burimeve të Gazeta Momenti, Abdixhiku ka favorizuar sërish deputeten Doarsa Kica-Xhelili, e cila është vendosur në numrin tre të listës.
Ky vendim ka ngjallur reagime të brendshme, sidomos për faktin se Hykmete Bajrami, e cila gjatë mandatit të kaluar është vlerësuar si një prej zërave më aktivë të LDK-së dhe opozitës, është renditur me numrin gjashtë në listë.
Pikërisht ky ndryshim në hierarki, sipas disa anëtarëve të pakënaqur, po shihet si “injorim” i kontributit të Bajramit dhe po krijon valë mospajtimi brenda strukturave të partisë.
Disa zyrtarë lokalë të LDK-së konsiderojnë se vendimet e tilla mund të ndikojnë në moralin e aktivistëve dhe në dinamikën e fushatës.