Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, u prit sot nga Presidenti i Qeverisë Kantonale të Obwalden, z. Daniel Wyler.

SYRI TV

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe profesionale, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe për rëndësinë e mërgatës shqiptare në këtë kanton, i cili vazhdon të kontribuojë pozitivisht në jetën shoqërore dhe ekonomike të Obwaldenit.
Z. Berisha e falënderoi z. Wyler për mikpritjen dhe shprehu gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për të vazhduar dhe forcuar bashkëpunimin në të mirë të komunitetit dhe marrëdhënieve dypalëshe. 🇽🇰🤝🇨🇭