Shefi i Misionit Konsullor, z. Vigan Berisha, pati kënaqësinë të presë në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, znj. Hana Syla, Presidente e Unionit të Studentëve për Shkenca Humane, Shoqërore dhe Politike në ETH Cyrih

SYRI TV
Shefi i Misionit Konsullor, z. Vigan Berisha, pati kënaqësinë të presë në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, znj. Hana Syla, Presidente e Unionit të Studentëve për Shkenca Humane, Shoqërore dhe Politike në ETH Cyrih, një ndër universitetet më prestigjioze teknike dhe kërkimore në botë.
Znj. Syla, ndjek studimet master në Politika Krahasuese dhe Ndërkombëtare dhe aktualisht punon si asistente kërkimore në ETH Cyrih. Më herët, ajo ka përfunduar studimet bachelor në Sociologji në Universitetin Eötvös Loránd në Budapest.
Me përkushtimin dhe angazhimin e saj në fushën akademike, znj. Syla përfaqëson me dinjitet brezin e ri të të rinjve shqiptarë në Zvicër, duke kontribuar edhe përmes angazhimit në Shoqatën e Studentëve Shqiptar «Studenti», dhe shërben si shembull i përfshirjes aktive në jetën universitare dhe shoqërore.