Sesioni informues për moshat e mëdha në Konsullatën e Kosovës në Zürich

Syri

Ditën e nesërme, më 31 tetor, në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Zürich, nën patronazhin e z. Vigan Berisha, fillon sesioni i parë informues për moshat e mëdha.

Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim me Shërbimin “Fachstelle Zürich im Alter”, një degë e Ministrisë zvicerane të Shëndetësisë, dhe ka për qëllim informimin e qytetarëve mbi mbështetjet financiare të disponueshme për të moshuarit.

Sesioni zhvillohet nga ora 15:00 deri në 16:30, në adresën Eugen-Huber-Strasse 19a, 8048 Zürich. Pas takimit, të pranishmit do të kenë mundësinë të marrin pjesë në një apero miqësor.

Ligjëratat do të mbahen në gjuhën shqipe nga profesionistë shqiptarë të fushës, duke e bërë këtë aktivitet veçanërisht të vlefshëm për komunitetin tonë.

Vlerësim i lartë për z. Vigan Berisha dhe stafin e Konsullatës për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në shërbim të diasporës.

Faleminderit, Konsullata jonë!

Hava Kurti Krasniqi