Shaip Kamberi në Senatin Amerikan, për Luginën e Preshevës

SYRI TV
Në New Jersey patëm takim të hapur dhe miqësor me Senatorin Cory Booker, një nga zërat më të fuqishëm në Senatin e Shteteve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, barazinë dhe drejtësinë në Komitetin për Punët e Jashtme.
Diskutuam për gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Theksova se barazia dhe dinjiteti i shqiptarëve në këtë pjesë të Ballkanit janë çështje që kërkojnë vëmendje dhe angazhim ndërkombëtar, ashtu si në çdo vend ku respektohen vlerat demokratike.
Falënderim për Senatorin Booker për dëgjimin, mirëkuptimin dhe gatishmërinë për të ndjekur nga afër zhvillimet në rajon.