Konsulli i Kosovës në Zürich z. Vigan Berisha takon z. Ellen Ann DELMAN, Udhëheqëse e Agjencisë Konsullore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Cyrih

SYRI TV
Me ftesë të znj. Ellen Ann DELMAN, Udhëheqëse e Agjencisë Konsullore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Cyrih, patëm kënaqësinë e veçantë të marrim pjesë në pritjen e organizuar nga kjo Agjenci, nën kujdesin e Ambasadës së SHBA-ve në Zvicër dhe Lihtenshtajn.
Ky takim u mbajt në shenjë mirënjohjeje për bashkëpunimin dhe partneritetin e shkëlqyer në fushën konsullore, duke reflektuar miqësinë dhe aleancën e qëndrueshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës!