Në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih u mbajt ceremonia përkujtimore dhe promovimi i librit “Agimi i Lirisë” të autorit Bedri Tahiri, kushtuar dëshmorit të kombit Agim (Rrahim) Ramadani, me rastin e 27-vjetorit të rënies së tij heroike.

Ngjarja u organizua nën patronazhin e shefit të misionit, z.Vigan Berisha, në bashkëpunim me Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë dhe mblodhi personalitete të shumta nga jeta diplomatike, shoqërore e kombëtare.

Falënderim i veçantë për të gjithë të pranishmit që nderuan këtë përvjetor të shënuar dhe veprën kushtuar dëshmorit të lirisë.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!

Linku
Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha pas pranimit të mirënjohjes tha se nuk ka nderim më të madh sesa të nderohesh nga familjet e dëshmorëve – nga ata që sakrifikuan gjithçka për lirinë e Kosovës.
Kisha nderin të pranoj mirënjohje nga familja e heroit të Kosovës, Agim Rrahim Ramadani, figurë e shquar e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe simbol i sakrificës për atdheun.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!

