Të shtunën me 20 Shtator 2025 ne Konsullata e Republikës së Kosovës në Zürich ju ftojmë në promovimin e librit “Agimi i Lirisë” të autorit Bedri Tahiri

SYRI TV

Ju ftojmë në promovimin e librit “Agimi i Lirisë” të autorit Bedri Tahiri.
Promovimi bëhet me rastin e 27-të vjetorit të rënies Heroike të Dëshmorit Agim Rrahim Ramadani.

Kjo ngjarje organizohet nën patronazhin e Shefit të Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, në bashkëpunim me Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (LKSHM).

🗓 Data: E shtunë, 20 Shtator 2025
⏰Ora: 15:00
📍 Adresa: Konsullata e Republikës së Kosovës, Eugen-Huber-Strasse 19A, 8048

Prania juaj do të ishte nder dhe mbështetje për autorin dhe letërsinë tonë.

Për shkak të numrit të kufizuar të ulëseve, Ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen në:
📧 consulate.zurich@rks-gov.net

Ju mirëpresim,
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih