Dashuria për Shqipërinë nuk ndalet nga fjalët e pamatura të Edi Ramës

SYRI TV
E përcolla me vëmendje intervistën e kryeministrit Edi Rama dhe, si shumë shqiptarë, u ndjeva i fyer nga përgjithësimi që iu bë shqiptarëve si ndotës të Shqipërisë. Të thuash se shqiptarët e Kosovës, shqiptarët e Maqedonisë, shqiptarët e Shqipërisë, eeee «shqiptarët e Luginës të harruar as për këtë nuk i përmendi fare” është jo vetëm e padrejtë, por edhe e dëmshme për frymën e bashkimit dhe respektit që duhet të na karakterizojë si komb.
Jam shqiptar nga Kosova, jetoj në Zvicër, dhe kam pasur fatin të vizitoj shumë vende të botës. Po e them me bindje pastërtia dhe mirëmbajtja nuk janë thjesht çështje kulture, por edhe përgjegjësi shtetërore. Edhe këtu në Zvicër ka njerëz të papërgjegjshëm, por sistemi funksionon. Edukimi, infrastruktura dhe ligji janë të pranishëm në çdo hap. Nuk mund të fajësojmë qytetarët pa parë rolin e shtetit në garantimin e kushteve për një mjedis të pastër.
“Një komb i fortë nuk matet me fjalë, por me veprat dhe përgjegjësinë që mbart secili prej nesh.”
Deklarata të tilla nuk e zbehin dashurinë tonë për Shqipërinë. Ne e kemi Shqipërinë përjetë, jo për sezon, jo për politikë. Le të flasim për zgjidhje, jo për ndarje. Le të ndërtojmë një Shqipëri që na bashkon, jo që na përjashton.
❤️🇦🇱 Shqipëria është e të gjithëve ta ruajmë, ta duam, ta nderojmë.
Besim Laci