Gjenevë /UN –Gjeneva si nje qender nderkombëtare ka me rastin e Dites Boterore te te Zhdukruve ka shenuar me nje ser aktivitetesh dhe ptotesta. Sipas ICRC vendet qe me se shumti jane goditur nga personat e zhdukur janë Sudani, Ukraina, Siria, Palestina dhe vende te tjera ku eshte permendur edhe Kosova
Mu ne Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë para Pallatit të OKB-së ne Gjenevë eshte mbajtur nje proteste e mergimtareve në shenjë të solidaritetit me familjaret e te zhdukerve në Kosovë.
Redaktori i gazetes zvicerane ne shqip LeCanton27.ch me qellim te sensibilizimit te ceshtjes së zhdukurve ne Kosovë, diteve te ardhshme nje delegacion nga mergimtaret dhe përfaqesues se Qeverise se Kosovës do te priten nga kreret e ICRC-së ne Gjenevë.
Gjate kesaj proteste, fillimisht të pranishmëve ju drejtua edhe i biri i Ukshin Hotit, Andin Hoti, njëherësh kryetar i Komisionit të Qeverise e Kosovës për çështjet e të Zhdukurve. Si dhe Atdhe Hetemi Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Krimeve të kryera.
Kryetarja e Parlamentit Kantonal në Gjenevë shkruan për të zhdukurit në Kosovë: Regjimi i Vuçiqit fle mbi varreza masive.
Pos mergimtareve dhe aktivisteve shqiptare në Zvicer, per t’u solidarizuar me Kosovën morën pjese edhe Ana Roch Presidente e Këshillit të Lartë – Parlamenti Kantonal, deputeti Arber Jahija, Alfonso Gomez, kryetar i Gjenevës, Bardhyl Mahmuti, veprimtar, Mirishahe Limani Hiler, aktiviste, Tahir Shabani nga asociacioni franko-shqiptar, si dhe deputetë dhe personalitet tjera nga diaspora dhe autoritetet gjenevase dhe helvetike për të drejtat e Njeriut në Gjenevë.
Kryetarja e Parlamentit Kantonal në Gjenevë ka thëne për të zhdukurit në Kosovë se « Regjimi i Vuçiqit fle mbi varreza masive. »
Në këtë ditë ndërkombëtare të viktimave të zhdukurve me forcë, shprehim respekt për familjet e pikëlluara shqiptare në Kosovë që presin lajmin për më të dashurit e tyre dhe do vazhdojmë që drejtësia të zbardhet. Solidarizohemi me mirënjohje dhe respekt për Z. Andin Hotin, Kryetar Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur dhe Delegacionin nga Republika e Kosovës
KU JANË? – Nje aktivitet pak me ndryshe nga aktori yne i njohur Rame Dardania, rreth solidarizimit me familjaret e te zhdukurve ne Kosovë
“Ku janë?” – një britmë artistike kundër harresës në shënimin e Ditës së të Zhdukurve me Dhunë, më 30 dhe 31 gusht para OKB-së në Gjenevë, u hap ekspozita me piktura, fotografi, grafika dhe instalacione kushtuar kësaj plage ende të hapur. Një vend të veçantë zuri performanca dhe instalacioni i artistit Ramë Dardania, i cili pas ekspozitës së parë para tre vitesh në të njëjtën hapësirë, u rikthye sërish me një pyetje që shpon heshtjen: “Ku janë?”, njofton gazeta zvicerane en shqip LeCanton27.ch
Një karrige bosh me rroba, këpucë fëmije përpara dhe qirinj të ndezur rreth saj u bënë metaforë e fuqishme e dhimbjes dhe kujtesës. Përmes artit, Dardania i kthen të zhdukurit në një prani që nuk lejohet të heshtet. Përkrah tij, me vepra të ndryshme u prezantuan edhe Gani Jakupi, Hazir Reka, Rusllan Pikhota, Vanesa Lika dhe Nysret Shabani, duke sjellë secili përmes mediumit të vet një thirrje të përbashkët: kujtesa është rezistencë ndaj harresës. Në fjalimet e rastit u theksua se 1,584 qytetarë të Kosovës vazhdojnë të jenë të zhdukur, dhe pa zbardhjen e fatit të tyre, paqja mbetet e paplotë.
Do perkujtuar se vitin e kaluar Kosova dhe Serbia ranë dakord për kërkimin e të zhdukurve. Kete lajm të mire kane mirëpitur e kane konfirmuar pë rgazetne zvcerane ne shqip LeCanton27.ch edhe zyrtaret e ICRC-se ne Gjeneve.
Negociatorët nga Kosova deh Serbia arritën një marrëveshje në Bruksel që synojne përshpejtimin e kërkimit për më shumë se 1600 personave të zhdukur që nga lufta e viteve 1998-1999.
Të dy vendet, marrëdhëniet e të cilave janë ende të tensionuara, kanë rënë dakord të kërkojnë njerëz ende të zhdukur që nga lufta.
Nga 6,065 rastet e personave të raportuar të zhdukur nga 1 janari 1998 deri më 31 dhjetor 2000, 1,607 mbeten të pazgjidhura, sipas shërbimit diplomatik të Bashkimit Evropian.
Marrëveshja e arritur të martën paraqet progres, në fund të një viti të shënuar me përleshje të armatosura dhe incidente të tjera që penguan normalizimin mes Serbisë dhe Kosovës./ Photo:Rexhep Rifati