Fisi ku gratë nuk lahen me ujë, por shkëlqejnë dhe mirëpresin mysafirët në shtrat

SYRI TV

Fisi ku gratë nuk lahen me ujë, por shkëlqejnë dhe mirëpresin mysafirët në shtrat

Më shumë se një kulturë – një mënyrë jete që lidh bukurinë me respektin dhe mikpritjen

Civilizimet e largëta gjithmonë kanë ngjallur kureshtje të madhe, veçanërisht për stilin e tyre të jetesës jashtëzakonshëm. Sa më shumë i afrohemi njohjes me kulturat e popujve të tjerë, aq më e lehtë është të kuptojmë se ndonëse duken të largët, ato shpesh kanë ngjashmëri me tonat – ose ndoshta jo.

Një nga këto komunitete është fisi Himba, një grup gjysmënomadësh që jetojnë në veri-perëndim të Namibisë. Prej vitesh, ky fis ka tërhequr vëmendjen e fotografëve dhe studiuesve për bukurinë dhe ritualet unike të anëtarëve të tij, sidomos të grave.

Sekreti i bukurisë: kremi i kuq nga natyra

Gratë Himba kujdesen për pamjen me mënyra krejt të veçanta. Ato përgatisin përditë një pastë të kuqe të quajtur otijze, duke përzier yndyrë shtazore me pigment okër. Kjo përzierje aplikohet në lëkurë dhe flokë si mbrojtje nga dielli i ashpër i shkretëtirës dhe për të theksuar bukurinë fizike.

Përveç mbrojtjes ndaj klimës dhe insekteve, pasta shpesh aromatizohet me rrëshira aromatike, duke i dhënë grave një “aromë natyrore joshëse”. Më shumë sesa kozmetikë, kjo praktikë është simbol i lidhjes me tokën, jetën dhe bukurinë sipas idealeve të këtij komuniteti njofton telegrafi