INDUSTRIA E ROBOTËVE, SHPËRTHEN ME AKTIVITETE NË PEKIN

SYRI TV
Gjatë viteve të fundit, Pekini është kthyer në qytetin me industrinë më të zhvilluar në krijimin e robotëve dhe mjeteve të industrisë së lartë.
Vetëm gjatë këtyre ditëve, Zona e Zhvillimit Ekonomiko-Teknologjik në Pekin, ka arritur të zhvillojë veprimtari nga më të ndryshmet në reklamimin e mbi 300 robotëve.
Sipas drejtuesve të zonës, robotët janë pjesmarrës tashmë në çdo fushë të jetës.
Janë të gatshëm të luajnë futboll, të jenë farmacistë dhe shpjegojnë barnat me imtësi, ekonomistë, të gatuajnë ushqime të ndryshme, por edhe doktorë dhe mjekë të mrekullueshëm.
Edison Murteza