ë kërkosh ushqim sot në Gaza është e rrezikëshme!
Që kur filloi një sistem i ri ndihmave i mbështetur nga Izraeli një muaj më parë, qindra palestinezë janë vrarë pranë qendrave të shpërndarjes në Gazën jugore .
Kete e konfirmojnë zyrtarët lokalë të shëndetësisë.
Qendrat e reja të ndihmës sipas z. Jans Laerke zyrtar i OKB-se , janë shënderue ne kurthe vdekjeprurëse .
«Gaza është vendi më i uritur në tokë», tha ai.
«Kur jemi në gjendje të sjellim diçka, ajo plaçkitet menjëherë nga popullsia, ky është një dëshpërim.
Përpjekje të tjera ndihme janë përfshirë gjithashtu në kaos.
OKB-ja dhe organizata të tjera ndërkombëtare kanë shpërndarë pak ndihma në Gazën veriore.
Sipas dëshmitarëve turma të dëshpëruara kanë plaçkitur kamionët, të cilët transportojnë miell, dhe mallra të tjera, disa minuta pasi hyjnë në enklavë.
Sistemi i mbështetur nga Izraeli, i drejtuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës, ka vetëm disa qendra njësi operative, kryesisht në jug.
Ai u vu në vend pasi Izraeli bllokoi shpërndarjen e ndihmave në Gaza për gati tre muaj, duke akuzuar Hamasin për plaçkitjen e ushqimit të dhuruar.
Ne anën tjetër vie një lajm i mirë , ku SHBA-të njoftuan dje një financim prej 30 milionë dollarësh për fondacionin.
28.06.2025
Ismet Salihu
gazetar hulumtues