Ngjarje e rëndë në Sursee të Kt. Luzernit këmbësorja vdes në vendin e ngjarjes pasi që u goditi nga kamioni

SYRI TV

Një aksident fatal ndodhi në Sursee të mërkurën në mëngjes rreth orës 9.30 të mëngjesit.

Ndërsa një grua po kalonte rrugën në kalimin për këmbësorë, ajo u godit nga një kamion për arsye ende të pa njohura.

Gruaja e shtyrë në moshë, identiteti i së cilës ende nuk është përcaktuar, pësoi lëndime fatal. Ajo vdiq në vendngjarje, sipas policisë.

Shoferi i kamionit është një burrë 58 vjeçar, sipas një zëdhënësi i policisë së Luzernit.

Rrethanat e sakta po hetohen aktualisht nga policia.

Përveç shërbimeve të emergjencës, policisë dhe departamentit të zjarrfikësve të rajonit të Surse, u dërgua edhe një ekip kujdesi.

Pas aksidentit, rruga kantonale midis Sursee dhe Oberkirch u mbyll në të dy drejtimet për disa orë deri sa përfunduan edhe zbardhjet e disa arsyeve të aksidentit.