«Ansambli Vatra» në Zvicër sot feston 30 vjetorin e themelimit! Eja edhe ti, sepse kjo është festa jonë!

SYRI TV

Një thirrje për çdo zemër shqiptare në Zvicër dhe kudo në mërgatë të bashkohemi për të festuar së bashku 30 vite krenari, kulturë dhe përkushtim të Ansamblit “Vatra”.

Në këtë mbrëmje të veçantë, nuk feston vetëm një ansambël, festojmë të gjithë ne, që larg atdheut e kemi mbajtur gjallë gjuhën, këngën, vallen dhe shpirtin shqiptar.
Ejani me familjen, miqtë dhe dashamirësit, për të ndarë një natë që i përket secilit prej nesh.
30 Vite Përkushtim, Art dhe Frymë Shqiptare të Ansamblit Vatra.
Më 14 qershor 2025, në Bülach – Zvicër, festojmë me krenari 30-vjetorin e Ansamblit “Vatra”, një udhëtim i jashtëzakonshëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare, larg atdheut por gjithmonë me zemrën pranë tij.
Nën shoqërinë dhe udhëheqjen artistike të korografit të mirënjohur, Prof. Xhemali Berisha, ky koncert jubilar është kurorëzimi i një pune të palodhur dhe një përkushtimi që për tri dekada ka mbajtur gjallë shpirtin e traditës sonë në diasporë.
Ora 18:00 – Apero mirëseardhjeje
Pasuar nga programi kulturor-artistik
Përmes valleve, muzikës dhe këngëve autoktone, kjo mbrëmje është një homazh për të gjithë ata që me pasion, përkushtim dhe dashuri i kanë dhënë jetë këtij ansambli dhe i kanë qëndruar besnik rrënjëve tona kulturore.
Ju mirëpresim të festojmë së bashku 30 vite identitet, art dhe krenari shqiptare!