Qeveria e Kosovës po i heq mbishkrimet serbe në veri, kurse Serbia po i dëbon shqiptarët nga Lugina

SYRI TV
Shkruan: Nehat Hyseni
Serbia aktuale, e udhëhequr nga partia fashiste e ultranacionalistit dhe shovinistit Aleksandër Vuçiq, pothuajse e papenguar fare nga Bashkimi Europian dhe bashkësia ndërkombëtare, sidomos gjatë dhjetë viteve të fundit i ka intensifikuar skajshmërisht aktivitetet shtetërore reth spastrimit etnik të Luginës së Preshevës.
Kurse, nga fillimi i luftës në Ukrainë nga agresioni rus, Serbia është bërë edhe më shumë e «përkdhelura» e Europës, me arsyetimin tragjikomik, se po përpiqet që ta joshë Serbinë kah vetja dhe ta «largoj» sa më shumë nga Rusia e fashistit Vlladimir Putin.
Kjo gjë po e trimëron edhe më shumë Serbinë dhe Vuçiqin dhe po e nxitë që me nguti ta realizoj qëllimin e saj makabër të dëbimit të shqiptarve jashtë Serbisë, me masa administrative të fshirjes së tyre nga evidenca, mospranimin apo mos mosnjohjen e diplomave nga universitetet e Kosovës, si dhe me mospranimin e shqiptarve në punë në institucionet shtetërore, siç është rasti i fundit i mospranimit të asnjë kandidati shqiptar në Ministrinë e Punëve të Brendëshme të Serbisë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegje!
Kjo situatë shqiptarve në Luginën e Preshevës u duket e pakuptimtë dhe paradoksale: derisa Qeveria e Republikës së Kosovës po i heq kohë pas kohe disa tabela e mbishkrime serbe në veri të vendit, qeveria serbe nga Lugina po i dëbon shqiptarët «me rrënjë», duke i shpallur si mosekzistentë dhe «të paqenë», sepse po i shlyen administrativisht nga evidenca dhe ata, pra shqiptarët sipas shtetit serb, «nuk ekzistojnë» në këto troje të tyre stërgjyshore?!
Tragjedia dhe fatkeqësia më e madhe për shqiptarët është se megjithse nuk përbëjnë asnjë rrezik për Serbinë, meqë janë minoritet nën 2% të popullësisë së Serbisë, që pushteti i Vuçiqit nuk i pranoi rezultatet e regjistrimit të fundit të popullsisë së Serbisë, por e përgjysmoi numrin e tyre, nga reth 130.000, në reth 65.000?! Sic! Duke u angazhuar dhe pronocuar personalisht për media Presidenti Aleksandar Vuçiq! Dhe askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk reagoi dhe nuk u mor asnjë masë ndëshkuese ndaj këtij akti diskriminues dhe barbar.
Pra, Serbia, mjerisht, me sukses të madh dhe pothuajse e papenguar fare nga askush, po realizon politikë të dyfishtë: duke u angazhuar për të drejta e beneficione të papara në botën demokratike, për serbët e Kosovës, kurse i diskriminon skajshmërisht, në mënyrë barbare e fashiste minoritetin shqiptar, përkatësisht shqiptarët në Luginën e Preshevës.
Preshevë, më 28 maj 2025