Faruza Kallaba e lindur në Damask të Sirisë, më 3 nëntor 1956, nga baba shqiptar, Haki Kallaba, dhe nëna Ukrainase, Ana Senkiewicz,
Pilote në fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe, Kallaba luajti një rol vendimtar në përpjekjen për të përfunduar pushtimin e Serbisë në rrugën e Kosovës drejt lirisë.
Sot, uniforma ushtarake e Kallabës shfaqet në një muze në Kosovë, një nderim që e mbush atë me krenari të madhe.
Qazim Zejnaj: Vargje kushtuar pilotes shqiptare Faruza Kallaba
Më 1947 prindërit të emigruan në Siri
Në një banesë të ngushtë gjetën rehati,
Sapo linde Faruzja e vogël me erë trëndafili
Pive qumështin e nënës Ukrainase
Përcjellë nga damarët e gjoksit të vet
Që ta shijosh me shumë lezet.
Në mërgim si shqiptare u rrite
Babë haki Kallaba në zemër Kosovën ta mbolli
Me dashuri për Roganën në jetë të solli
Porsi vetëtima në Çikago
Akademinë ushtarake përzgjodhe
Të thithësh dije të pastër të krenarisë
Të bëhesh pilote e Amerikës dhe Dardanisë.
N´piadestal për jetë e mot
Je lindur e gurtë Faruza pilote
Po, po, edhe jetën e ke të flamurët
Sepse dijen, pamjen e forcën Zoti ta dha
Krenarinë për ty testament na e la.
Nëna Tereza dikur me uratë
Tash edhe motra jote Nora Gjakova përherë e artë
Ty të kemi engjëllushë të Kosovës dardane në Amerikë
Që pushtove krejt zemrat shqiptare
Si xhevahir e ilaç Perëndie
Për mbretëreshë të ka hije.
Na bëre të lirë e na nderove
Dhembjen e gjakun e lirisë na shërove,
Me metafora shpirtërore
Kosovë e Shqipërinë i lartësove,
Je më e fortë mbi UÇK e NATO
Oj bija e Roganës dhe e mëmëdheut
Veç tjerash je dhe mbesë e Skënderbeut
Me shtegtimin tënd të nderit
Rrofsh sa qielli e toka
Tani je mbretëreshë që të njeh krejt bota,
E vëllai Qazimi po shkruaj për ty
Sot, oj zemra jonë me dy krena
Mbrapa teje të gjithë jena.