Feti Demoli rizgjidhet Kryetar i Unionit të Klube Shqiptare të Futbollit në Zvicër (UKSHFZ)

SYRI TV

Solothurn 22.02.2025

Kuvendi zgjedhor i UKSHFZ u zhvillua në Kt. Solothurn të Zvicrës në praninë e delegatëve të 15 klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër.

Pas fjalës së hapjes në Kuvendin Zgjedhor, z. Feti Demoli i falënderoi kryesinë dhe punën dhe kontributin e pa shoq, e po ashtu falënderoi edhe të gjitha klubet  e futbollit shqiptar që e mbështeten në mandatin e tij.

Falënderim i veçantë ishte edhe për FFK dhe kryetarin Z. Agim Ademi i cili vitet e fundit ishte mbështetës i fuqishëm i Unionit si pjesë e FFK në Zvicër.

Po ashtu falënderim i veçantë shkoi edhe për departamentin për kulturë në MPJD  z. Elis Badalli i cili kontribuoj dhe mbështeti Unionin në zhvillimin dhe ruajtjen e kulturës dhe sportit në Zvicër.

Edhe z, Kryetari z. Rini Dauti dha fjale miradije ashtu si qe u shpreh shpreh, ishte me fat që ka mundë të jetë pjesë e kryesisë e të punojë dhe të japë kontributin ne te mirën e klubeve të futbollit shqiptar në Zvicër.

Musli Saiti ne emër të kryesisë falënderoi të gjitha Klubet e Futbollit Shqiptare në Zvicër për prezencen e tyre por edhe ata klube qe me arsyetim nuk munden të jenë sot pjesëmarrëse në Kuvendin e ri Zgjedhor.

Më pas u paraqit raporti i punës që u prezantua me video xhirim dhe fjalimin që e përcillte z. Musli Saiti duke përshkruaj rrugëtimin e Unionit në mandatin qe e fundit. Përkrah sukseseve të Unionit me Klubet Shqiptare të Futbollit në Zvicer, ai paraqiti edhe një sukses të ri të Unionit që në vitin 2024 me Shkollat Shqipe bashkë me Koordinatorin Dr. Vaxhid Sejdiu organizuan dhe zhvilluan edhe Kupën e Unionit për shkollarët e Shkollave Shqipe në Zvicër.

Sipas statutit ishte edhe pika e radhës të shkarkimit të kryesisë për të hapur rrugën e zgjedhjeve sipas programit që ishte paraparë.

Pas shkarkimit të kryesisë së vjetër, të gjithë të deleguarit shprehën mirënjohje ndaj kryesisë dhe e falënderuan për punën dhe kontributin e tyre në Unionin ( UKSHFZ ).

Nga të deleguarit e Klubeve kishte ide te reja të cilët jepnin dhe mendime të ndryshme për avancimin e Unionit.

Shihej qartazi se edhe Klubet kanë nevojë të jenë më shumë të lidhura me Unionin e të ndjejnë fuqizimin e tyre në forma të ndryshme dhe me takime më të shpeshta për të mirën e të gjithëve.

Zgjedhjet shkuan në mënyrë vëllazërore dhe delegatet e klubeve sipas statutit të Unionit (UKSHFZ) propozuan kryesinë e re me shtatë anëtarë të kryesisë: Z. Feti Demoli, z. Regj Berisha, z. Musli Saiti, z. Reshit Morina, z. Xheladin Shala, z. Isa Cakolli dhe z. Xhevat Rexha.

Pasi që u miratua propozimi i kryesisë nga delegatët në sallë, kryesuesi i kuvendit shpalli pushim për 10 minuta.

Me tu kthyer delegatët në salle, kryesia e re doli para delegatëve me vendim e tyre për kryetar Z. Feti Demoli, z. Kryetar Reshit Morina, Sekretar dhe arkëtar z. Musli Saiti dhe anëtarët e kryesisë Regj Berisha, z. Xheladin Shala, z. Isa Cakolli dhe z. Xhevat Rexha.

Të gjithë të deleguarit e Klubeve ishin njëzëshëm të pajtimit me kryesinë e re  dhe shprehën mirënjohje duke i uruan punë të mbarë dhe mbështetje të plotë si në pjesëmarrjen e organizimeve të Kupës së Unionit e po ashtu edhe ne ndihmën e organizimit të Kupës të Shkollave Shqipe në Zvicër.

Pjesëmarrësit në  Kuvendin zgjedhor:

Rini Dauti FC Albania Zürich, Xhevat Rexhepi FC Kosova Gjeneve, Regj Berisha FC Eagles, Agron Muhaxheri FC Dardanet, Xhelal Shala FC Dardania Basel, Shukri Dizdari KF Shqiponja Langenthal, Zuhdi Mullabazi FC Kosova Neuchatel, Ismail Murina FC Prishtina Bern, Reshat Alimi FC Kosova Zürich, Rrahim Dakaj FC Iliria Solothurn, Skender Thaqi FC Besa Biel, Gani Alimehaj FC Falke Lupfig, Landrit Demoli FC Kosova 19, Kadri Bajrami KF Bashkimi, Isa Cakolli Besa Winterthur