K O N K U R S – Asistent/e Konsullor/e Konsullata e Republikës së Kosovës në Zürich Zvicër

SYRI TV
                                                                                                              K O N K U R S
për vend të lirë pune:
Pozita: Asistent/e Konsullor/e
Vendi i punës: Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih
Kohëzgjatja e kontratës: Një vit (me mundësi vazhdimi) me një periudhë provuese prej 3 muajsh;
Data e aplikimit: 28 Janar – 5 shkurt 2025
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Punon nën mbikëqyrjen e konsullit ose zyrtarit kryesor konsullor. Ofron mbështetje administrative të përgjithshme siç
është përcaktuar në përshkrimin e vendit të punës më lartë, por duke shtuar edhe funksionet konsullore specifike të dhëna
më poshtë:
– Përshëndetje për publikun dhe përcaktimi se çfarë shërbime kërkohen, si duhet të trajtohet kërkesa dhe ofron informata
dhe formular përkatës për të proceduar veprimet konsullore;
– Mirëmbajtja e shënimeve të detajuara kompjuterike për të gjitha transaksionet konsullore, së bashku me të dhënat e
sakta për aktivitetet e referuara në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ose agjencitë e tjera qeveritare për
veprime pasuese;
– Shërbimi si arkëtar për të pranuar dhe llogaritur pagesat e publikut për shërbimet konsullore, dokumente dhe
përkthimet konsullore;
– Mirëmbajtja e furnizimeve, vulave dhe pajisjeve konsullore në mënyrë të sigurt;
– Mirëmbajtja e të gjitha dosjeve dhe korrespondencës konsullore;
– Procedimi i korrespondencës konsullore dhe dërgimi i përgjigjeve rutinë lidhur me kërkesat e ndryshme;
– Kryen edhe detyrat dhe përgjegjësitë e telefonistit/es në konsullatë.

Kualifikimet, shkathtësitë, aftësitë dhe përvoja:
– Të ketë diplomën e shkollës së mesme;
– Të jetë shtetas/e i/e Republikës së Kosovës (me qëndrim të rregulluar në shtetin pranues) apo shtetas/e i/e shtetit
pranues;
– Njohja e gjuhës gjermane(e obliguar), preferohet edhe njohja e gjuhës angleze, frënge ose italiane;
– Aftësia e dëshmuar për sistemimin dhe mirëmbajtjen e dokumentacionit, përcaktimin e zgjidhjeve të duhura;
– Të ketë shkathtësi të dëshmuara dhe efektive të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhën gjermane, kurse
preferohet edhe njohja e gjuhës angleze, frënge ose italiane;
– Njohuri nga aspekti i ofrimit të shërbimeve konsullore;
– Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme të vet-organizimit, të jetë në gjendje që të krijojë përparësi në mënyrë efektive
duke punuar në një ambient nën presion

Kandidatët/et të cilët aplikojnë,duhet t’i dërgojnë këto dokumente:
-CV-në;-Kopjen e dokumentit identifikues;
-Kopjet e diplomës/ave;-Letër motivuese;
-Certifikatënnga mjeku për gjendjen shëndetësore(kërkohet vetëm për kandidatin/enfitues/e në fund të procedurës së rekrutimit);
-Certifikatënse nuk janë nën hetime nga autoritetet e shtetit pranues(kërkohet vetëm për kandidatin/en fitues/e në fund të procedurës së rekrutimit).
Këto dokumente mund të dërgohen përmes e-mail adresës;
Consulate.zurich@rks-gov.net.
Ju lutem sigurohuni që subjekti i e-mail-it të përmbajë titullin: «Aplikim për Asistent/e Konsullor/e”.