Dje në varezat e qytetit të Luzern-it ( Friedental) ku jan edhe varezat e muslimanëve, ju dha lamtumira e fundit Haxhi Abduselam Çallaku. Të pranishëm ishin Imamët, Kryesitë dhe Xhematet e Xhamive shqiptare të Luzern-it, të xhamive te shumta nga e tër Zvicra, Halil Kastrati, Visar Korenica,e shumë të tjerë ju dha lamtumira e fundit Haxhi Abduselam Çallaku 1964-2025 nga Kaçaniku. Ceremonin e vorimit e udhëhoqi Rexhep ef. Gurgurovci, mik i familjes Çallaku.
Haxhi Selën apo Bacin Abdulselam siç e quanim të gjithë, do ta mbajmë mënd për sinqeritetin e tij, perkushtimin ndaj fesë, zërin e bukur të tij gjatë thirjes se Ezaneve në Xhami, dhe kontributin e dhënë në Xhamitë shqiptare të Luzernit.
Lusim Allahun që Bacin Abdulselam ta mëshiroj, me xhennetul firdeus ta gradoj.
Familjes, miqëve, shokëve dhe xhematit të Luzernit në përgjithësi, Allahu sabrin t’ua shtoj!