Ardita Sinani: Një hap i madh për zhvillimin e Luginës së Preshevës!

SYRI TV

Me mirënjohje të thellë ndaj Qeverisë së Kosovës për vendimin historik: ndarjen e 1,108,529 eurove mbështetje për familjet shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci që merren me bujqësi. Ky financim është një frymëzim për ekonominë tonë lokale dhe një dëshmi e solidaritetit kombëtar.

Kjo mbështetje shkon përtej bujqësisë, duke përfshirë edhe financimin për socializimin dhe avancimin e fëmijëve me nevoja të veçanta – një hap i jashtëzakonshëm drejt përfshirjes sociale dhe kujdesit për më të ndjeshmit mes nesh.

Falë këtij angazhimi, shqiptarët në Luginë ka më shumë shpresë dhe mundësi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, duke ruajtur identitetin dhe dinjitetin tonë.

Falënderime të përzemërta për bashkëpunimin e ngushtë mes Qeverisë së Kosovës dhe strukturave tona lokale, që po sjellin ndryshim të prekshëm për çdo qytetar të Luginës.