Mërgimtarët janë në pritje që Kushtetutesja në Maqedoni të Veriut të Vendosë Drejt për Gjuhën Shqipe

SYRI TV
Në emër të më shumë se njëzetë shoqatave të diasporës dhe në emër të një numri shumë të madh mërgimtarësh, Florim Useini 
As diasporës shqiptare nuk i kalon asnjë situatë që vjen nga atdheu. Edhe kësaj here, duke e parë se si po shkon situata në Maqedoni të Veriut në lidhje me gjuhën shqipe, z. Florim Useini, një veprimtar, atdhetar i unitetit, personalitet i paqes, që jeton dhe vepron në Zvicër, ka marrë pëlqimin e shumë shoqatave humanitare e personaliteteve që jetojnë e veprojnë jashtë atdheut, nga të gjitha trevat shqiptare, që njëri kërkohet nga gjykata të mos e ndalojë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.
Ua kujtojmë se ekziston gjykata për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, të miratuar në Kuvendin Republikan dhe të shpallur në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nr. 7/2019. Z. Useini kërkon, në emër të të gjithë shoqatave dhe veprimtarëve të tjerë, që të mos shkilet zemra e shqiptarëve në ato troje.
Edhe ne, si diasporë, jemi për paqe e punë të mira, por nuk pranojmë përbuzje. Edhe ne pajtohemi edhe me 250 intelektualët shqiptarë, se akti juridik i vitit 2019 e sanksionon një status të tillë të gjuhës shqipe në përputhje me kushtetutën dhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Ky trajtim është garancë për barazinë, lojalitetin dhe respektin e ndërsjellët të qytetarëve ndaj RMV-së, si shtet. Ne duam të besojmë dhe shpresojmë se nuk do lejojë cenimin e vlerave kushtetuese dhe do të dëshmojë ndjeshmëri të mjaftueshme ndaj statusit, tashmë të fituar, të gjuhës së bashkësisë së dytë etnike në vend, gjuhës shqipe.
Kujtojmë se përdorimi i gjuhës shqipe dhe aspekte të tjera, si përdorimi i simboleve kombëtare, përfaqësimi në parlament dhe në institucione tjera, patën nxitur konflikt të armatosur më 2001, mes shqiptarëve dhe maqedonasve, i cili përfundoi me Marrëveshjen e Ohrit.
Me këtë marrëveshje, kushtetuta u ndryshua përmes 15 amendamenteve, të cilat rregulluan edhe përdorimin e gjuhëve të tjera në vend, përveç asaj maqedonase.
U vendos që gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut janë gjuha maqedonase dhe gjuhët e tjera që fliten nga mbi 20 për qind e qytetarëve të vendit.
Kështu, shqiptarëve dhe komuniteteve tjera iu dha mundësia e integrimit në shoqëri. Sipas regjistrimit të popullsisë më 2022, Maqedonia e Veriut i ka rreth 2 milionë banorë, nga të cilët 54 për qind janë maqedonas, 29 për qind shqiptarë, ndërsa pjesa tjetër janë pjesëtarë të komuniteteve më të vogla.
Përdorimi i gjuhës shqipe është rregulluar, ndërkohë, edhe me ligje të tjera, përfshirë një të vitit 2008, ndonëse ai, sipas njohësve të drejtësisë, përfshinte një interpretim të ngushtë.
Ligji i ri, ai për përdorim të gjuhëve, i shumëpërfolur viteve të fundit, i cili nisi të diskutohet qysh më 2017 dhe u miratua më 2018, parasheh përdorim të zgjeruar të gjuhës shqipe, dhe e përmend atë në mënyrë specifike në nenin 2.
Ndryshimet kryesore që solli ligji i ri ishin: përdorimi i gjuhës shqipe edhe në procese gjyqësore, në bankënota dhe në uniforma policore. Përveç Ligjit për Gjuhët, në gjykatë u paraqitën edhe konteste tjera – dhe tani, të gjitha ankesat e parashtruara, 13 sosh, pritet të marrin epilog me një vendim që do të bëhet publik në dhjetor.
LIGJI PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE
Neni 1
(1) Në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik.
(2) Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve (gjuhë shqipe), gjithashtu është gjuhë zyrtare dhe alfabet i saj, në përputhshmëri me ketë ligj.
(3) Në të gjitha organet të pushtetit qendror, institucionet shtetërore, ndërmarrjet publike, drejtoritë, komisionet, personat juridik të cilët kryejnë autorizime publike në pajtim me ligjin dhe institucionet tjera, gjuhë zyrtare përskaj gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj është edhe gjuha që e flasin 20 për qind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, në mënyrë të përcaktuar me këtë ligj.
Ligji i miratuar parasheh që në institucione të nivelit qendror, si në kuvend, qeveri, organet e pushtetit gjyqësor dhe institucione tjera, si në të folur ashtu edhe në të shkruar të përdoret edhe gjuha që e flasin 20 për qind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
Sipas ligjit, në mbledhjet e qeverisë, gjuhë zyrtare, përveç maqedonishtes, do të jetë edhe gjuha, të cilën e flasin, së paku, 20 për qind e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Edhe këtu parashihet që në rast se me seancat udhëheq ndonjë anëtar i saj që flet gjuhë të ndryshme nga maqedonishtja, këtë të mund ta bëjë në gjuhën që e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Të gjitha vendimet e mbledhjeve të qeverisë, stenogramet dhe aktet tjera do të publikohen në dy gjuhë. Z. Useini tha se ne presim me besim dhe shpresojmë që të zbatohet plotësisht ligji për gjuhët. Gjuha shqipe është e shenjtë dhe ka të bëjë me thelbin e identitetit tonë.
Cenimi i saj, në çdo formë, dhemb shumë dhe cenon identitetin tonë që ne afrojmë në këtë botë të madhe si vlerën tonë njohim dhe mirëkuptojmë shqetësimet për ndryshimet e mundshme varësisht vendimit të pritshëm të Gjykatës Kushtetuese, por presim që kjo të ketë zgjidhje, sipas klimës që dikton marrëveshja kuadër e Ohrit. Gjuha shqipe do të mbrohet. Edhe ne, si diasporë, pjesë e asaj toke, kërkojmë nga gjykata dhe politikëbërja, që të mos preket gjuha shqipe. E duam paqen, punojmë për paqe dhe nuk prekim aty ku na shpon zemrën, por nuk duam as të prekemi. Po shpresojmë se do të jenë të mira për të gjithë.
Luzern, 09 dhjetor