Gjatë fundjavës në Durrës u zhvillua një event i madh i boksit profesionist ku njëra prej ndeshjeve kryesore ishte përballja e Aleksander Kallashit, i cili luftoi për dy tituj evropian ne federatat UBO e UBF.
Boksieri i menaxherit tani më të njohur Dyli Salihu, u përball ndaj boksierit nga Bosnja, Biberovic në një luftë e cila zgjati 3 runde. Përballja ishte nën kontroll të Kallashit nga fillimi i cili ishte i përgatitu maksimalisht si në aspektin fizik ashtu edhe psikik për të fituar këtë takim. Me suksesin e arritur u shpreh i kënaqur edhe boksieri me prejardhje nga Fierri por që jeton dhe vepron në Dortmund të Gjermanisë duke thënë se kjo është vetëm një urë lidhëse për sukseset e mëdha që do ta presin në të ardhmen. “Ishte një ditë e veçantë për mua, një moment që do ta mbaj mend gjithmonë. Jam krenar dhe i lumtur që kam fituar titullin evropian në dy federata UBO dhe UBF!
Pas shumë mundime, sakrifice dhe përkushtimi, arrita të realizoj një ëndërr të madhe edhe atë në Shqipërinë time. Ky është vetëm fillimi! Falenderoj ekipin tim, trajnerët dhe të gjithë ata që më mbështetën gjatë gjithë kësaj rrugëtimi. Por falindirimi posaçëm shkon edhe për menaxherin tim Dyli Salihu me të cilin kam nis këtë rrugëtim 3 vite më parë në boksin profesionist. Gjithashtu dua pa kufi të falënderoi edhe sponsorët “Sellmannsboutique” per cdo gje qe ben per mua. Por edhe disa sponsor që dalngadal po futen në ekipin tim dhe besoj shumë se viti 2025 do jetë fantastik për të gjithë ekipin” deklaroi Aleksander Kallashi.
Nga ana tjetër edhe menaxheri i tij, Dyli Salihu në një deklaratë për media thotë se pret shumë nga ky djalosh. “Kallashi është një djal fantastik i cili punon shumë dhe gjithnjë kërkon maksimumin si në stërvitje ashtu edhe në jetën e tij. Me këtë djal kemi lidhje të veçan pasi së bashku kemi filluar rrugëtimin në boksin profesionist dhe jam shumë shumë i gëzuar që sivjet na u dha rasti të luftojmë për 2 tituj të rëndësishëm ku edhe i fituam.
Falënderoi sponsorët dhe të gjithë që na mbështetën që të arrijmë qëllimin. Viti 2025 kam disa plane të bukura me Kallashin, ku ndër to do jenë edhe disa ndeshje në Dubai dhe në Kolumbi, por asnjëherë duke mos harruar planin që të organizojmë edhe një event të madh në Fierr nëse bashkia e këtij vendi dhe kompanitë vendase shprehin interesim”, tha Salihu.