Fatmir Brajshori – Tushi
Një gjë duhet ditur:
Katolicizmi tek shqiptarët erdhi me perandorin romake! Nuk lindi tek ne, e sollën!
Ortodoksizmi tek shqiptarët erdhi me Bizantin! Nuk lindi tek ne, e sollën!
Islamizmi tek shqiptarët erdhi me perandorin Osmane! Nuk lindi tek ne, e sollën!
Pra, siç shohim të tria fetë e „ mëdha“ në trojet tona i sollën pushtuesit!
Po të kthehesh nga Islami te Katolicizmi do t‘thotë, po kthehesh tek pushtuesi i parë; pushtues që „ shkatrrojë Ilirinë!“
Po të kthehesh nga i krishterë në musliman do t‘thotë, po kthehesh tek pushtuesi otoman, që ishte barbar!
Ciles do Fe që i kthehesh je gabim; nuk kthehesh tek rrënjët!
Të tria fetë qëllimin parësor e kanë të të ç‘kombëtarizojn!
Nëse shkoni e konvertoni nga musliman në katolik, në kishën e Llapushnikut po bëni një gabim t‘madh!
Nëse shkoni e konvertoheni nga i krishterë në musliman, në cilën do xhami, gaboheni!
Edhe njëra edhe tjetra antikombëtare!
Doni të betoheni kombëtarisht, shkoni te kulla e Adem Jasharit, betoheni!
Doni të jeni luftetarë besnik i Atdheut dhe Mëmëdheut, betohuni te kulla e Adem Jasharit!
Doni të sakrifikoni çdo gjë për Atdhe e Mëmëdhe, betohuni te kulla e Adem Jasharit!
Doni të ndihmoni të uriturin, betohuni te varri i Adem Jasharit, se do të ndani çdo kafshatë buke me të!
Doni t‘i shuani etjen një të sëmuri në shtratin e vdekjes, betohuni te varri i Adem Jasharit, se do u sillni ujin e burimit s‘pari të eturit!
Doni të tregoni se një mend jeni Atdhetar e Mëmëdhetar, Luftetar e Çlirimtarë, me të vetmin emër e fe Shqipëtar, atëherë mos shkoni as në Kishë e as në xhami, por shkoni e betohuni te kulla e Adem Jasharit!