Kryetari i UKSHFZ z. Feti Demoli takon Ambasadorin z. Mentor Latifi në Ambasadën e Kosovës në Bernë

SYRI TV

Pas përfundimit me shumë sukses të Kupës së Unionit 2024 për super kupën Kosovë Diasporë që u zhvillua në Derendingen të Kt. Solothurn dhe nikoqire ishte FC Iliria e që kësaj radhe fituese ishte FC Prishtina nga Berni.

Kryetarit të FFK z. Agim Ademi i cili për të tretën herë radhazi ishte prezent në mbështetje të Kupës së Kosovës në Zvicër i cili edhe në intervistën e tij si që u shpreh se Unioni është i FFK dhe Unioni çdo veprim dhe organizim që zhvillon është ne pajtim të plotë me FFK në të mirën dhe vizion të qartë për futbollin dhe rininë shqiptare në Zvicër e që falënderon  kryesine e Unionit dhe kryetarin Feti Demoli të cilët vitet e fundit kanë bërë një punë tejet të mirë në shërbim për Klubet e futbollit Shqiptar në Zvicër.

Si që është vërejtur vitet e fundit përkrah FFK dhe z. Agim Ademi, Unioni ka hasur në mirëkuptim dhe në bashkëpunim edhe me MPJD me Z. Elis Badalli e që këtë vit prezent në Kupën e Kosovës ishte edhe Hamdi Reqica i cili u befasua në të mirën e futbollit në Zvicër dhe që edhe në intervistën tij tha se është për çdo lëvdatë dhe se MPJ do të gjejë formën të qëndrojë pran Unionit.

Për të tretën herë në tri vitet e fundit ishte edhe përfaqësuesi i Ambasadës së Kosovës në Bernë shkëlqesia e tij Ambasadori z. Mentor Latifi që u nda tejet i lumtur me organizimin dhe zhvillimin e spektaklit te futbollit me klubet e futbollit shqiptar në Zvicër.

Kryetari Feti Demoli pa ndërprerë është duke gjurmuar forma apo ide dhe rezultate për fuqizimin e Klubeve të Futbollit shqiptar sepse aty kultivohet sporti, kultura dhe ardhmëria e futbollistëve shqiptar në Zvicër prandaj sot ishte në Ambasadë e RKS për të informuar z. Mentor Latifi qëllimin e zhvillimit të Kupës së Kosovës dhe synimet e FFK dhe MPJD në të mirën e Klubeve të Futbollit Shqiptar në Zvicër e po ashtu edhe futbollistët.

Me Ambasadorin z. Mentor Latifi dhe përfaqësuesen në Ambasadën e Kosovës z. Shukrije Ramadani, Kryetari i UKSHFZ z. Feti Demoli bashkë me sekretarin z. Musli Saiti biseduam për Unionin dhe strategjinë e Klubeve të Futbollit Shqiptar në Zvicër.

Potenciali i UKSHFZ është për ta vlerësuar dhe duhet mbështetur te edhe nga qeveria e Kosovës në kuadër të buxhetit që ndanë për Diasporën sepse është në të mirën e rinisë dhe komunitetit shqiptar.